• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTRABANDA E NAFTËS NË DURRËS/ SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTRABANDA E NAFTËS NË DURRËS/ SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona (EMRAT)

13 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve:

Armand Marvataj, me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i K. Penal;
Juxhin Koka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal.
Drilon Malluta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal;
Mohammad Sallit, shtetas sirian, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 172/3 e 25 i Kodit Penal;
Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, shtetas sirianë, marinarë të anijes, të akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal;
Samir Bayoumy, shtetas egjiptian, me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës mekanik i anijes, dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirian, marinar i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 e 25 të Kodit Penal.
Ky procedim penal është regjistruar në bazë të materialit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore – Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në ngarkim të punonjësit të policisë Armand Marvataj, pranë Komisariatit të Policisë Durrës, dhe ndaj shtetasve Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/2 dhe 244/2-25 të Kodit Penal. Gjithashtu, kjo çështje lidhet me procedimin penal nr.76 të vitit 2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i regjistruar për veprat penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134-25 të Kodit Penal, të dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

LEXO EDHE:
Afera Partizani/ Berisha dhe të pandehurit e tjerë kërkuan pavlefshmëri të akteve! SPAK: Kërkesë e pabazuar në ligj, të rrëzohet! Shtyhet seanca
Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASTRIMI I PARAVE/ I vdekur në Amerikën Latine, por pronar në Shkodër, ZBULOHET misteri i 55-vjeçarit me shumë emra
Previous article FORUMI I INVESTIMEVE BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Bizneset projekte me vlerë 4 miliardë euro për rajonin, ja çfarë përfiton Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT