• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITET KOSTOJA E JETËS/ Inflacioni u rrit me 2.4 përqind në muajin shtator
Home
Ekonomi

RRITET KOSTOJA E JETËS/ Inflacioni u rrit me 2.4 përqind në muajin shtator

8 October, 2025 s.autor Ekonomi

Norma e inflacionit për muajin shtator 2025 u rrit në 2.4%, duke qenë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 1.9%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Për herë të parë, çmimet e ushqimeve u rritën më pak se inflacioni i përgjithshëm, me një rritje vjetore prej 1.8%.

Rritja vjetore e çmimeve është kryesisht e ndikuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, që solli një shtesë prej +0.83 pikë përqindjeje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me +0.63 pikë përqindjeje. Kjo është hera e parë që qiratë kanë peshën më të madhe në përbërjen e inflacionit.

Gjithashtu, çmimet në grupet e tjera si “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me +0.19 pikë përqindjeje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0.17, “Hotele, kafene dhe restorante” me +0.14, “Argëtim dhe kulturë” me +0.11, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0.08, “Shërbimi arsimor” me +0.07, “Veshje dhe këpucë” me +0.04, ndërsa grupet “Transporti” dhe “Komunikimi” kontribuan me +0.03 secili dhe “Shëndeti” me +0.02 pikë përqindjeje.

Në krahasim me shtatorin e vitit 2024, rritja më e lartë e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.7%, ndjekur nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.5%, “Shërbimi arsimor” me 2.2%, dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, raporton Monitor.

Në grupet e tjera, rritjet varionin nga 1.5% në “Mallra dhe shërbime të ndryshme” deri në vetëm 0.4% në “Transport”.

Brenda grupit të ushqimeve, nëngrupet me rritjen më të madhe ishin “vajra dhe yndyrna” me 5.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.5%, “mish” me 3.2%, “peshk” me 2.5% dhe “fruta” me 1.7%.

Krahasuar me muajin gusht 2025, çmimet u rritën më shumë në grupin “Shërbimi arsimor” me 2.0%, ndërsa grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje prej 1.0% secili.

Rritje të vogla pati edhe në “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.8%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.3% secili, si dhe “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0.2% secili. Në anën tjetër, çmimet në grupin “Transporti” u ulën me 0.2%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GJYQTARIT/ Reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë
Previous article "KA PASUR SPEKULIME..."/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut takon Ramën, kryeministri: Do shohësh nga afër Diellën

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT