• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POROSI DEMOKRATËVE/ Berisha: I themi jo bojkotit se do i bënim qejfin Ramës…
Home
Politikë

POROSI DEMOKRATËVE/ Berisha: I themi jo bojkotit se do i bënim qejfin Ramës…

4 October, 2025 s.autor Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha, u bërri thirrje demokratëve që të mos bojkotojnë zgjedhjet, pasi sipas tij, i bëhet qejfi kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se ccdo demokrat ka për detyrë, që t’ju shpjegojë ccdo qytetari se “a është Shqipëria në një diktaturë totalitare”.

Berisha: Kjo shpreh qëndrimin e tij ndaj parlamentit dhe opozitës. Ndaj dhe opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj në bindjen time, në interesin e saj më të mirë.

Po, çdo opozitare dhe opozitar e ka për detyrë të shpjegojë çdo qytetari dhe qytetareje se çfarë është një diktaturë autokratike dhe ku dallon nga një diktaturë totalitare.

A është Shqipëria një e tillë, ku të gjithë pushtetet janë në duart e një njeriu? A është Shqipëria një narkodiktaturë ku një Çopja, njeriu më i panjohur mbi tokë, figuron me 6 miliardë euro të bëra nga ngarkesat e drogës dhe që i ndan me Edi Ramën dhe ministrat e tij?

A është Shqipëria një narkoshtet, dhe kjo është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet qytetarëve, në një vend ku rrëzimi i euros nga kamionët dhe kontejnerët e narkoeurove, shkatërroi eksportet, qindra mijëra vende pune, futi në revecion industrinë. Statistika zyrtare këto, por duhen lexuar ama. Prodhimi industrial në Shqipëri është në recesion, prodhimi bujqësor në Shqipëri është në recesion. Por ekonomia nuk është në recesion sepse janë kullat e drogës dhe pallatet e drogës…

Sepse miliarda e miliarda euro lahen në parajsën e parave të krimit që është shndërruar Shqipëria sot nga Edi Rama. Por, ndërtimi është ndërtim. Shqipëria nuk është një fjetore madhe gjigante. Sot, vetëm Tirana numëron 56 mijë apartamente bosh. Thonë të pashitura, jo, nuk janë të pashitura, janë të blera nga çunat e krimit. Por, me anonimate, me mënyrat e tyre.

Pra, duhet të kemi një debat të hapur me çdo qytetar se para syve tanë, ashtu sikur nuk i ka ndodhur ndonjë gjenerate në historinë e Shqipërisë, që nga kohërat e Skënderbeut gjer sot, vendi të shkretohet. Popullata e Shqipërisë të shkrihet njëlloj si bora para diellit. Të reduktohet, të zvogëlohet dhe të ecë drejt zhdukjes së saj.

Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.

Por një gjë u siguroj, që ky shpëtim dhe kjo rezistencë nuk vjen me bojkot.

Vjen me pozicionim në çdo pozicion dhe qëndresë në çdo pozicion. Nuk vjen nga jashtë, vjen nga ne, nga qëndresa jonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Tiranë
Previous article VRASJA E 65-VJEÇARIT NË LEZHË/ Dërgohet për ekspertizë në Tiranë trupi i viktimës. Hetohet edhe pista e krimit në familje

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT