• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BE-ja rikonfirmon: Nëse NDRYSHONI ligjin për Gjykatën Speciale atëherë nuk do t’ju mbështesim
Home
Rajon

BE-ja rikonfirmon: Nëse NDRYSHONI ligjin për Gjykatën Speciale atëherë nuk do t’ju mbështesim

29 January, 2018 g.autor Rajon

Kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihen si Gjykata Speciale për krime të luftës, tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës rreth një javë më parë ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës nismën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në mënyrë që ekzekutivi ta japë mendimin e fundit lidhur me këtë nismë.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se kjo çështje ende është duke iu nënshtruar aspektit procedural në ekzekutiv.

“Ajo ka ardhur në Qeveri. Është në procedurë të zakonshme. Do të thotë, çdo gjë është procedurë e zakonshme në Qeveri. Nuk kam ndonjë përgjigje. Kurdo që procedura e sjellë në rend të ditës, ne do ta trajtojmë”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, qysh kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, kishte dështuar në dy tentime të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të votuar lidhur me nismën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Bashkimi Evropian kishte reaguar ashpër lidhur me këtë nismë.

Në reagimin e saj, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pati thënë se çdo përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale “do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”.

Autoritetet ndërkombëtare dhe sidomos përfaqësuesit e vendeve të Kuintit i kanë paralajmëruar mbështetësit e nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për masa të ashpra që mund të ndërmerren ndaj tyre.

Në opinion është përfolur si mundësi që zyrtarëve që qëndrojnë prapa kësaj nisme, të mos u lëshohen viza për vendet e Bashkimit Evropian.

Por, një masë e tillë nuk është konfirmuar nga Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja mbetet pranë qëndrimit të shprehur më herët.

“Ka pasur deklaratë të zyrës sonë në Prishtinë dhe ky është qëndrimi ynë”, ka thënë Kociajnçiq.

Në anën tjetër, javë më parë, kryeministrit Haradinaj nuk i ishte mundësuar marrja e vizës për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tashmë është në pritje të një vize edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe.

Duke folur rreth masave eventuale kundër politikanëve nga Kosova, përfshirë edhe mundësinë e bllokimit të vizave për të udhëtuar në vendet e BE-së, kryeministri Haradinaj tha se bllokimi i vizave më shumë i godet qytetarët se politikanët.

“Shumë keq është nëse ndodhë. Mirë do të na e bënin politikanëve sikur të na i refuzonin vizat, por ato t’ua japin qytetarëve. Shumë më keq është që ata kanë mbetur në një vend. Politikanët i marrin vizat. Besoni, mos ua mbani dertin. Sigurt po u them që i marrin. Problemi dhe ajo që është e dhimbshme, është që Kosova është e izoluar”, tha Haradinaj.

Ditë më parë, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delwie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka theksuar se “deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lëvizja e bujshme/ Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i FBI-së pas akuzave nga Trump
Previous article Luana tregoi si e thërriste Stresin, por e vërteta qenka ndryshe, zbulojeni! (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT