Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Tiranë, bejne te dyshosh se eshte realizuar nje atentat mafioz. Mësohet se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e spitalit të fëmijëve në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ ku dhe ka mbetur viktimë një person, pas pesë plumbave të marra.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Devi Kasmi , 41 vjeç. Informacionet paraprake thonë se autorët kanë qënë dy.
Mësohet gjithashtu se e gjithë ngjarja është parë nga 2 infermiere. Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve.
Mësohet se viktima e ka pasur emrin më parë Dëfrim dhe e ka nderruar për arsye ende të paditura. Gjithashtu, emri i tij është i njohur per policinë pasi regjistron rekorde kriminale.
Mësohet se viktima ka qenë i dënuar në vitin 2010 për falsifikim dokumentesh. Fakti që ai mbante dy armë zjarri pistoletë me vete tregon se Kasmi i druhej një atentati ndaj tij.
/AlpeNews.al/
Njoftimi i policisë:
Rreth ores 18.44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen “Kongresi i Manastirit” ka te shtena me arme. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se:
Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç. Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.
Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve.



