• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOSKA E HAPUR PËR PAQE”/ Ministri i Jashtëm rus zbulon kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Home
Nderkombetare

“MOSKA E HAPUR PËR PAQE”/ Ministri i Jashtëm rus zbulon kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

27 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, deklaroi të shtunën se Moska mbetet e hapur për negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kërkoi që garancitë për sigurinë e Rusisë dhe të drejtat e rusishtfolësve në Ukrainë të jenë pjesë thelbësore e çdo marrëveshjeje.

Duke folur në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lavrov theksoi se qëndrimi i Rusisë nuk ka ndryshuar.

“Siç e ka theksuar vazhdimisht Presidenti Vladimir Putin, Rusia ka qenë dhe mbetet e hapur për negociata për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit”, u shpreh ai.

Sipas Lavrovit, një zgjidhje e qëndrueshme kërkon që siguria dhe interesat jetike të Rusisë të garantohet në mënyrë të besueshme, si dhe që të drejtat e rusëve dhe njerëzve që flasin rusisht në territoret që ndodhen nën kontrollin e regjimit të Kievit të rivendosen plotësisht.

“Vetëm mbi këtë bazë, ne jemi të gatshëm të diskutojmë edhe garancitë e sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.

Lavrov akuzoi vendet perëndimore se po injorojnë shqetësimet e Moskës për sigurinë dhe po shtyjnë përpara me zgjerimin e NATO-s në mënyrë të njëanshme.

“As evropianët nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe as nuk janë të gatshëm të negociojnë me ndershmëri. NATO vazhdon të zgjerohet drejt kufijve tanë, në kundërshtim me garancitë që iu dhanë udhëheqësve sovjetikë për të mos u zgjeruar asnjë centimetër në lindje,” deklaroi ai.

Ai mohoi gjithashtu akuzat e vendeve të Evropës Lindore se Rusia ka shkelur hapësirën e tyre ajrore me avionë luftarakë dhe dronë. Lavrov i quajti këto provokime të pabazuara.

“Presidenti Putin i ka hedhur poshtë vazhdimisht këto pretendime. Rusia nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë qëllime të tilla. Megjithatë, çdo akt agresioni kundër vendit tonë do të marrë një përgjigje vendimtare. Le të mos ketë asnjë dyshim për këtë, as në NATO, as në BE”, u shpreh ai.

Sa i përket Lindjes së Mesme, Lavrov dënoi sulmin e 7 tetorit të kryer nga militantët e Hamasit në Gaza, por shtoi se përgjigja izraelite ndaj palestinezëve ka kaluar çdo kufi.

“Nuk ka asnjë justifikim për vrasjet brutale të palestinezëve që kanë pasuar,” tha Lavrov. Ai kritikoi gjithashtu planet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe u shpreh se njohja e vonuar e shtetësisë palestineze nga disa vende vjen shumë vonë.

Lavrov kritikoi edhe përpjekjet perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të rivendosur sanksionet ndaj Iranit, pasi një propozim i përbashkët i Kinës dhe Rusisë për të zgjatur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 u refuzua.

“Kjo e nxori në pah politikën e Perëndimit për të sabotuar zgjidhjet konstruktive dhe për të detyruar lëshime të njëanshme nga Irani përmes shantazhit dhe presionit”, u shpreh  ai.

Gjithashtu Lavrov dënoi edhe sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj centralit bërthamor iranian, duke i cilësuar si të papranueshme.

“Sulmet ndaj Iranit meritojnë dënim të qartë,” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 51-VJEÇARIT NË DURRËS/ Të afërmit: Tentativa për përdhunim, gënjeshtër
Previous article DETAJE NGA NGJARJA NË KOMBINAT/ I shkoi në banesë dhe nisi debatin për çështje familjare, kunati nxori armën dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT