• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PËR TIRANËN/ Belind Këlliçi: Kandidati duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës, por të zgjojë kohezion përtej PD
Home
Politikë

GARA PËR TIRANËN/ Belind Këlliçi: Kandidati duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës, por të zgjojë kohezion përtej PD

25 September, 2025 s.autor Politikë

Deputeti Belind Këlliçi tha se nuk shtrohet për diskutim nëse PD-ja do marrë apo jo pjesë në zgjedhjet e pjesshme.

Sipas Këlliçit, kandidati i opozitës për zgjedhjet në Tiranë duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës që do duhet të gjenerojë një kohezion politik më të gjerë se veç PD-ja.

“Nuk besoj se ka njeri nga radhët e PD që thotë ne nuk do të shkojmë në zgjedhje. Kanë thënë që do të kemi vendimmarrje në forumet sa i përket kandidaturave, afateve.

Nuk shtrohet për diskutim pjesëmarrja jonë në zgjedhje edhe pse ende nuk është mbyllur historia e farsës elektorale e 11 majit.

Do duhet të dalim me një kandidaturë që të gjenerojë konsensus dhe kohezion edhe përtej radhëve të PD-së. Unë mendoj fort se duke qenë se kjo është një garë ku personi që do garojë do të garojë për figurën e dytë politike më të rëndësishme, sigurisht mendoj që profili i kandidatit tonë duhet të jetë profil politik. Profil që të gjenerojë sa më shumë mbështetje edhe përtej PD-së, edhe tek partitë e vogla dhe të formalizojmë një koalicion të gjerë.

Keni parë dhe kandidatura që janë shprehur qartazi që nuk dëshirojnë të kandidojnë në këtë fushatë.

Duke qenë se dy personat që kanë qenë dhe në listën e hapur, Tabaku dhe Alimehmeti për shkak të planeve dhe projektit të tyre politik nuk preferojnë, do duhet që PD të shohë emra të tjerë, jashtë këtyre radhëve. Duke qenë se kanë qenë më të votuarit, i takonte të ishin kandidaturat më potenciale. Jemi në fazë konsultimi.

Për mua do duhet të jetë një figurë politike. Unë gjykoj që do të duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës që do duhet të gjenerojë një kohezion politik më të gjerë se veç PD-ja”, tha ai për MCN.

Më tej Këlliçi tha se ka kërkuar një kushtëzim të marrëdhënieve me Parlamentin.

“Qëndrimi im politik ka qenë dhe më parë i prerë për një aksion radikal politik që do të vijë i përshkallëzuar. Nuk mundet të nisë brenda 24 orësh dhe të kalojë në ekstremitete. Kam kërkuar kushtëzim të marrëdhënieve me parlamentin nga ana PD”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Aksident në aksin rrugor Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Previous article PRODHONIN DHE SHISNIN KANABIS/ 40 vite burg për shqiptarët në Angli, çfarë u zbulua (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja

"I KËRKOJ FALJE..."/ Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth Politikë

"I KËRKOJ FALJE..."/ Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT