• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË GAZA/ Ministrja Spiropali: Shqipëria dënon sulmin e Hamas
Home
Politikë

SITUATA NË GAZA/ Ministrja Spiropali: Shqipëria dënon sulmin e Hamas

24 September, 2025 s.autor Politikë

NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në intervistë për “Real Story” komentoi situatën në Gaza. 

Ajo theksoi se Shqipëria e dënon sulmin e Hamasit, ndërsa u shpreh se është e qartë në qëndrimet e saj, madje i ka shprehur ato publikisht . 

Kryediplomatja e Shqipërisë theksoi se Lindjes së Mesme duhet t’i kthehet qetësia dhe pengjet duhet të lirohen sa më parë. 

Ajo theksoi se nuk është e lehtë t’i vendoset emër asaj që po ndodh në Gaza. 

Pjesë nga Intervista: 

Sokol Balla: Padyshim që sulmi i 7 tetorit ishte një sulmi pastër terroristë, pasi sulmoi njerëzit gjatë një feste. Dhe nuk ka diskutim nuk kemi dilema për këtë çështje. Shqipëria është një vend modest në gjeopolitikën botërore dhe patjetër unë nuk po them që Shqipëria të reagojë si Holanda që të shpallë gjithë qeverinë e Izraelit non grata apo si Spanja që kërkon hetim ndërkombëtar për krime ndaj civilëve në Gaza, nuk po themi të bojkotojmë Evrovizionin siç po e bëjnë shumë vende të botës, por ndërkohë që kemi një qëndrim shumë të qartë për sulmin e Hamas të 7 tetorit, qeveria shqiptare heziton ti japë një emër asaj që po ndodh në Gaza. 

Ministrja Elisa Spiropali: Nuk është gjëja më e lehtë t’i vendosësh një emër asaj që ndodh në Gaza, sepse besoj se analizat vazhdojnë, qëndrimet janë të ndryshme, ne qëndrimin tonë e kemi mbajtur, është një qëndrim krejtësisht parimor dhe nuk besoj se diskutimet e mëtejshme për këtë temë sa I takon Shqipërisë kanë ndonjë ndikim në situatën në Lindjen e Mesme. 

Sokol Balla: Por ka ndikim, jo më larg se një ditë më parë u mbajt një qëndrim në Tiranë , pro Palestinës, sidomos shqiptarët e besimit mysliman çështja e garës po bëhet shumë e ndjeshme. Arsyeja pse ju pyes është se shikoj në rrjetet sociale, ka një sensibilitet në rritje për këtë çështje. Presioni është në rritje nga njerëzit poshtë. Ju vetë e ndjeni këtë? 

Ministrja Elisa Spiropali: Nuk besoj se ndjeshmëritë vijnë për arsye fetare, besoj vijnë për arsye humanitare dhe protesta është një mjet demokratik për të shprehur shqetësime. Nuk ka rritje të presionit se Shqipëria duhet të mbajë gjithmonë qëndrime parimore. Pavarësisht asaj që ju I quani presioni pozitive ose jo, nga faktorë të ndryshëm dhe qëndrim më të principtë seç mban Shqipëria në raport me Izraelin me Palestinën, me Ukrainën në raport me konfliktet e tjera kudo në botë, nuk besoj se mund të gjindet në rajonin tonë. Mund të marrim vetëm rekordin e Shqipërisë në këshillin e Sigurimit që me kënaqësi në çdo takim sot ne dëgjojmë për Shqipërinë në të gjitha nivelet, fjalët e mira dhe linjëzimit që është gjithmonë I ditur dhe I parashikueshëm për partnerët tanë. Çka nuk mund të themi për të gjitha vendet e tjera kandidate të rajonit. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA NXORRI FOTON E VANGJUSH DAKOS/ Burgje: Nuk është shkrepur në ambientet tona
Previous article PARASHIKIMIT I FRIKSHËM I GJENERALIT BRITANIK: Si mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT