• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD KËRKON TA SHKARKOJË/ Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare
Home
Politikë

PD KËRKON TA SHKARKOJË/ Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare

22 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa opozita ka paralajmëruar kërkesën për shkarkimin e tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi do të mbledhë sot, 22 shtator, në orën 11:00, krerët e grupeve parlamentare lidhur me plotësimin e komisioneve.

Vendimi për të kompletuar strukturën e re të komisioneve në Kuvend pritet të shkaktojë tensione me Partinë Demokratike, e cila nuk e njeh këtë organizim. Edhe pse PD ka zgjedhur kryetarët e komisioneve, ajo nuk i ka depozituar zyrtarisht në Kuvend, duke lënë çështjen të hapur dhe duke paralajmëruar debate të mëtejshme.

Demokratët kanë njoftuar se gjatë Konferencës së Kryetarëve do të dorëzojnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ai ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Në seancën e fundit plenare u miratuan vetëm komisionet e drejtuara nga socialistët, vendim që opozita e ka cilësuar të paligjshëm dhe ka paralajmëruar ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë klimë politike të tensionuar, kjo nisje jave pritet të shoqërohet me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, me kryeparlamentarin Peleshi në qendër të debatit.

Ndërkohë, demokrati Agron Gjekmarkaj ka ndarë letrën drejtuar Peleshit, ku thekson rëndësinë e aksesit të lirë të mediave në Kuvend:

Kundër çdo kufizimi të aksesit të gazetarëve në Kuvend. Transparenca dhe llogaridhënia janë themeli i demokracisë. PD mbështet fuqimisht gazetarinë e lirë dhe vlerëson kontributin e saj kyç në demokracinë e vendit. Çdo propozim për të kufizuar aksesin e gazetarëve në sallën plenare dhe në oborrin e Kuvendit është një goditje ndaj transparencës dhe llogaridhënies publike.

Gazetarët duhet të kenë të drejtë të regjistrojnë, të lëvizin lirshëm dhe të kontaktojnë përfaqësuesit për t’i informuar qytetarët në mënyrë të drejtë dhe të plotë. I bëjmë thirrje Z. Niko Peleshi dhe grupit të tij parlamentarë: tërhiqni çdo plan që cenon aksesin e medias. Demokracia mbijeton vetëm me informim të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET DEBATI/ Trump do të njoftojë se paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për çrregullime autike tek fëmijët
Previous article AKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN RRUGOR FIER-CAKRAN/ Plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT