• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Shpërndante kokainë dhe mbante armë pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Shpërndante kokainë dhe mbante armë pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

21 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinimi”, u arrestua në Tiranë 35-vjeçari Markeliano Pirtea.

Ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 135 gramë kokainë. Po ashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi gjatë një konflikti.

Njoftimi i policisë

 

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë  dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni  të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit vunë në pranga shtetasin:

-M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë  të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj.  Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMË NGA SHQIPËRIA DREJT ANGLISË/ Pranga 2 trafikantëve, njëri ish-çiklist i Vllaznisë! E fshehën në televizor (EMRAT)
Previous article I PËRFUNDOI KARRIERA DIPLOMATIKE/ Reagon ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim: Kam shërbyer për 29 vite. Brezi i ri, me perspektivë pozitive

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT