• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARMË NGA SHQIPËRIA DREJT ANGLISË/ Pranga 2 trafikantëve, njëri ish-çiklist i Vllaznisë! E fshehën në televizor (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARMË NGA SHQIPËRIA DREJT ANGLISË/ Pranga 2 trafikantëve, njëri ish-çiklist i Vllaznisë! E fshehën në televizor (EMRAT)

21 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal, të cilët ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit.

Të arrestuar janë Jurgen Suca 26 vjeç, dhe Segest Meti 20 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër. Këta persona kishin fshehur në brendësi të një televizori një armë zjarri të pajisur me silenciator të ndarë në pjesë me qëllim trafikimin drejt Anglisë.
Televizori ishte ngarkuar në një kamion, i cili u ndalua për kontroll në zonën e “Bulevardit të Ri” në Tiranë, ndërsa shoferi nuk ka pasur dijeni për armën. Hetimet po vijojnë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.Ndërkohë i arrestuari Segest Meti rezulton i dënuar në Angli me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë në Basingstoke, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2024. Gjithashtu ai ka qenë më parë dhe çiklist me ekipin e Vllaznisë.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.
Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.
Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.
Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë.
Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN NDIKIMIN E LËNDËVE NARKOTIKE/ Arrestohet 36-vjeçari në Durrës! Tentoi të korruptonte me 50 euro efektivin e policisë
Previous article E PËSON KEQ/ Shpërndante kokainë dhe mbante armë pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT