• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË VILËN E XHELAL MZIUT/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NË VILËN E XHELAL MZIUT/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor

20 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një person me kapuç dhe me biçikletë është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hedh sasinë e tritolit në vilën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se kamerat e sigurisë pranë vilës së Mziut e kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para vilës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit. Më pas menjëherë largohet me biçikletë.

Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Universitetit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet se autori ishte i veshur me rroba të errëta dhe me kapuç.

Për ngjarjen, deputeti i Sali Berishës është pyetur sërish nga grupi hetimor, por ai i ka qëndruar së njëjtës dëshmi, duke thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Shpërthimi me tritol ndodhi rreth orës 01:00 të 19 shtatorit, duke lënë pas vetëm dëme materiale. Vila 2 katëshe ku banon deputeti i Sali Berishës, është e rrethuar me mur dhe kangjella, territor brenda të cilit ndodhen edhe disa vila të vëllezërve e familjarëve të tij.

Vala goditëse e shpërthimit dëmtoi një prej dritareve të vilës, xhami i së cilës u plasarit.

Pas ngjarjes, Mziu e Sali Berisha dolën në një konferencë për shtyp, ku akuzuan se ngjarja ka prapavijë politike.

Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër. Gjatë fushatës, ai u përfshi në një incident, ku një zyrtar në Bulqizë e denoncoi në polici për dhunë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME BE/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se do linim nam
Previous article EMRI/ Rikthehen vjedhjet me dhunë të varëseve të floririt, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT