• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME BE/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se do linim nam
Home
Politikë

NEGOCIATAT ME BE/ Rama tregon prapaskenat: Kisha frikë se do linim nam

20 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

“Ministria ka një barrë shumë të madhe në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është pozitive që në krye vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar, i cili ka mbuluar atë pjesë të llogores së negociatave që i përkiste Ministrisë së Brendshme. Por këtu ka kapacitete dhe këtu janë edhe sfidat që lidhen me themeloret. Përtej kësaj, Ministria e Drejtësisë ka edhe plot sfida të tjera që lidhen me sistemin penitenciar, me gjithë problematikat dhe nevojat e atij sistemi ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por ku nuk duhet të na interesojë çfarë është bërë, por çfarë do bëjmë dhe mundësitë janë që të bëjmë shumë dhe më mirë. Ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë, por janë edhe më të mëdha sot.

Suksesi ynë varet shumë nga kontributi i secilit prej jush. Negociatat për anëtarësimin, neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh as të mundëson që të bësh makijazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën! Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve të përballeshin me procesin e skanimit të situatës dhe të çonin në çeljen e negociatave duke marrë duartrokitje nga Brukseli kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat se do lëmë nam.

Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë,” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET KIBERNETIKE NË DISA AEROPORTE EVROPIANE/ Vonesa dhe anulime të fluturimeve në Londër, Berlin dhe Bruksel
Previous article TRITOLI NË VILËN E XHELAL MZIUT/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor

s.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT