• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Del nga qelia deputeti ‘rebel’ i opozitës në Moskë, është kthyer në ‘mankth’ për Putin
Home
Nderkombetare

Del nga qelia deputeti ‘rebel’ i opozitës në Moskë, është kthyer në ‘mankth’ për Putin

29 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është liruar nga paraburgimi në Moskë, një ditë pasi mijëra mbështetës të opozitës marshuan kundër zgjedhjeve të marsit. Zgjedhet pritet t’i japin një mandat tjetër Presidentit Vladimir Putin:

Policia arrestoi udhëheqësin e opozitës kur ai po shkonte në një protestë anti-qeveritare në qendër të Moskës. Ai thiri “mashtrues dhe hajdutë” para se policia ta arrestonte.

Mijëra protestues sfiduan temperaturat tepër të ulëta, duke marrë pjesë në marshime në dhjetra qytete të Rusisë për të protestuar kundër asaj që Navalny dhe mbështetësit e tij i quajnë “psesudo-zgjedhje”.

“Prej 100 vjetësh Rusia përpiqet të çlirohet nga carët; ka ardhur koha që ne të heqim qafe njërin prej tyre. Erdha këtu për t’iu bashkuar njerëzve që nuk kanë frikë dhe që kërkojnë zgjedhje të ndershme për të gjithë kandidatët e aftë”, thotë Mikhail Silich, banor i Moskës.

Vladimir Putin ka qenë president apo kryeministër i Rusisë që nga dita e fundit e vitit 1999.

Navalny po u bën thirrje rusëve që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të marsit, që pothuajse me siguri do t’i japin zotit Putin një mandat të dytë radhazi.

Të dielën, policia bastisi selinë qendrore të zotit Navalny në Moskë, duke hyrë në zyrë me një sharrë elektrike. Zyrtarët pohuan se dikush kishte raportuar për një kërcënim me bombë, shkruan VOA.

Alexei Navalny u bë i njohur për përdorimin e mediave sociale për të raportuar për korrupsionin e udhëheqësve më të lartë rusë. Atij i është hequr e drejta për të kandiduar në zgjedhje për shkak të një dënimi me burg për mospagim taksash, akuzë që ai dhe pasuesit e tij thonë se ishte e fabrikuar dhe politike. Dënimi i Navalnit është pezulluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajm i mirë për tifozët e PSG, Mbappe gati për Realin
Previous article Sturridge befason të gjithë, vendos të transferohet te WBA

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT