• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ILARIA SULËS/ Prokuroria kërkon 2 vite burg për nënën e autorit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ILARIA SULËS/ Prokuroria kërkon 2 vite burg për nënën e autorit

18 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në më mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj vazhdojnë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar dënim me dy vite burg për nënën e autorit Mark Samson.

Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim të tillë, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit.

Ndërkohë, gjyqi i Mark Samson do të fillojë më 12 nëntor.

Hetimet zbuluan mesazhe shqetësuese që tregojnë impulsin vrasës të të riut, i nxitur nga xhelozia dhe pamundësia për të pranuar fundin e marrëdhënies.

“Nëse nuk kthehet tek unë, do ta vras”, “Do ta bëj të paguajë”, ishin disa nga mesazhet që 23-vjeçari u kishte dërguar miqve të tij disa javë para se të vriste të renë shqiptare.

Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli më 2 prill. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Seanca për këtë çështje është caktuar për 10 nëntor, ku gjyqtari do të vendosë për pranimin e marrëveshjes dhe dënimin e mundshëm me kusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNI KUJDES ME HURMAT E PAPJEKURA/ Çfarë duhet të dini në mënyrë që të mos rrezikoni shëndetin tuaj!
Previous article MASHTRIME ME SKEMAT PIRAMIDALE ONLINE/ Policia apel qytetarëve: Tregoni kujdes! Po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat në Viber e Telegram

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT