• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREMTONIN SHIFRA MARRAMENDËSE/ Qindra qytetarë ‘investuan’ mijëra dollarë në platformën false të kriptove, si u zbërthye skema piramidale XUEX
Home
Aktualitet
Kronikë

PREMTONIN SHIFRA MARRAMENDËSE/ Qindra qytetarë ‘investuan’ mijëra dollarë në platformën false të kriptove, si u zbërthye skema piramidale XUEX

15 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të dosjes hetimore të Prokurorisë së Fierit dhe mënyrën sesi mund të zbërthejë skemën e mashtrimit me “Piramidat online” në Divjakë, ku një ditë më parë u arrestuan 6 persona, ndërsa organizatorët Ereledio Shebeku dhe Adiola Shebeku u shpallën në kërkim. Në dosjen hetimore thuhet se skema u zbërthye përmes agjentëve të infiltruar të cilët morën kontakt me kamerierin e lokal “Bonita” Emanuel Taullau.

Ky i fundit iu shpjegoi se minimumi i shumës që duhet të depozitohej për të qenë pjesë e platformës ishte rreth 1000 dollarë. 21 vjeçari, iu ka prezantuar agjentëve të policsë Flavio Mukaj, i cili po ashtu ishte i punësuar si kamerier në të njëjtin bar restorant, por ishte dhe personi që do t’i bënte pjesë të një grupi në rrjetin social “Telegram”.

Emanuel Taullau, ishte personi që bëri transferimin e parave nga llogaria e tij në platformën Xuex të agjentëve të policisë, veprime të cilat u filmuan.

Ereledio Shebeku që bashkë me gruan konsiderohet si organizator i skemës së mashtrimit, nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, kishte të instaluar një platformë për tregtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin “XUEX”.

 

Ereledio Shebeku nëpërmjet këtij aplikacioni merrte mesazhe nga një person që është identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është shtetas britanik, ku i fton të gjithë pjesëmarrësit që të futen në këtë platformë çdo dite dhe u kërkonte të investonin para.

Në Divjakë në këtë platformë ishin mashtruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 dollar deri në 5,000 dollar.

Në këtë platformë është futur edhe e arrestuara Brunilda Stefan Ndini e cila ka futur familjarët e saj dhe shumë persona të tjerë që janë punonjës në Bashkinë Divjakë, por edhe banorë të qytetit të Divjakës, si dhe nga fshatrat e Njësisë Administrative Tërbuf, të cilët dyshohet se kishin investuar së bashku me familjarët në shuma deri rreth 5,000 dollar.

Platformq e mashtrimi XUEX reklamohej në lokalin e shtetasit Arber Çela, ku ftoheshin qytetarët të depozitonin paratë e tyre për të fituar më tepër. Gjatë kontrollit të policë në lokalin e këtij të fundit u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash. Arbër Çela ka pretenduar se skemën e mashtrimit e kishte mësuar nga Joana dhe profesor Smith.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA DHE KINA ARRIJNË MARRËVESHJEN PËR TIKTOK/ Trump: Të rinjtë do të jenë shumë të lumtur
Previous article JAVA KULTURORE E ARABISË SAUDITE PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Përjetoni trashëgiminë dhe shijet e Mbretërisë për 5 ditë radhazi

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT