• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET NGA AKSIONI/ Zbulohen 9317 bimë kanabisi në Shkodër, një në pranga, kryetari i fshatit në hetim
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET NGA AKSIONI/ Zbulohen 9317 bimë kanabisi në Shkodër, një në pranga, kryetari i fshatit në hetim

13 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

9317 bimë të dyshuara si kanabis janë gjetur dhe sekuestruar në territorin e Qarkut të Shkodrës. Në njësitë administrative Shosh e Pult në zonën e Dukagjinit, u gjetën dhe asgjësuan 4403 bimë. Për këtë rast nisi hetimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Ndrejaj, për shpërdorim detyre.

VIDEO
Në njësitë administrative Kastrat e Qendër në Malësi të Madhe u gjetën 347 bimë kanabis, ndërsa në fshatin Kamicë u gjetën 46 bimë të tjera, për të cilat u shpall në kërkim një 52-vjeçar. Në territorin e njësive Shllak e Temal, në Vau Dejës, policia gjeti dhe asgjësoi 4547 bimë. Edhe në Fierzë u gjetën dhe asgjësuan 20 bimë kanabis. Në pjesën më të madhe të rasteve, policia nuk ka të identifikuar autorët e kultivimit, për shkak të zonave të thella ku janë gjetur, megjithatë po vijon puna për identifikimin e tyre të plotë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vetëm një javë, më shumë se 22 mijë rrënjë kanabis sativa u gjetën dhe asgjësuan në qarkun e Shkodrës. Fundjavën e kaluar rreth 13 mijë rrënjë u gjetën në fshatrat Alijaj dhe Jeran të Malësisë së Madhe, të cilat u shkatërruan nga policia. Bimët ishin mbjell në tokë publike, por shumë afër banesave në zona krejtësisht fushore.

Në atë operacion u arrestuan 14 persona dhe u shpallën në kërkim 10 të tjerë, pjesa më e madhe e të cilave familjarë me njëri-tjetrin. Çuditërisht asnjë zyrtar lokal policie dhe kryetar fshatrash nuk u arrestua apo vendos në hetim në gjendje të lirë, megjithatë burimeve pranë bluve pohojnë se vijojnë hetimet për të identifikuar nëse ka pasur bashkëpunim apo shpërdorim detyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përse SHBA-ja vendosi ta pezullojë nisjen e dialogut strategjik me Kosovën?
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT