• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABAI I VRAU TË ËMËN NË GREQI/ Flet vajza e çiftit shqiptar: Të dy janë fajtorë, na lanë në rrugë! Zbulon bisedën me 40-vjeçarin kur ishte në arrati
Home
Aktualitet
Kronikë

BABAI I VRAU TË ËMËN NË GREQI/ Flet vajza e çiftit shqiptar: Të dy janë fajtorë, na lanë në rrugë! Zbulon bisedën me 40-vjeçarin kur ishte në arrati

13 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vajza e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci më 22 gusht në Greqi, ka folur për ngjarjen e rëndë. Anastasia bën fajtorë të dy prindërit sepse i lanë rrugëve dhe me veprimet që kanë kryer, e ëma me tradhtinë, dhe i ati me vrasjen, nuk menduan fare për ta.

“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një lidhje tjetër intime, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej, kishin qenë bashkë për një kohë… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen”, tha 18-vjeçarja për mediat greke.
Ajo pohoi se para se të ndodhte ngjarja e rëndë kishin shkuar me pushime.”U kisha thënë atyre ‘Nuk dua që të ziheni, dua që të jeni bashkë përgjithmonë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë. Kishim shkuar me pushime, kaluam shumë mirë dhe pas dy ditësh ndodhi papritur. Para se të shkonim me pushime ata u grindën, filloi me një mesazh, babi i pa mesazhet në telefon. Por nuk është vetëm faji i babit, është edhe faji i nënës sime. Të dy janë fajtorë. Të dy bënë gabime. Dhe nëna ime bëri gabime dhe babi gaboi që vrau një grua që e donte aq shumë dhe kishte katër fëmijë”, përsëriti ajo.

Më pas tregon se kishte qenë vëllai që e kishte marrë në telefon dhe e kishte njoftuar për vrasjen. Tregon gjithashtu se gjatë kohës që 40-vjeçari ishte në arrati, ai e kishte marrë në telefon dhe kishte shprehur pendesë.
“Vëllai im më telefonoi dhe më tha ‘eja shpejt, kjo ndodhi, kjo ndodhi’. Shkova dhe pashë gjithçka. Ai më tha: “Babi vrau mamin. Unë ende i kam ato zëra në celularin tim.”, tha ajo duke treguar edhe bisedën me të atin kur ishte në arrati.

“Nuk doja, nuk doja ta bëja këtë”, thekson ajo se i tha babai.

Anastasia shtoi se kjo kishte qenë e vetmja herë që kishte folur me të atin dhe kur u pyet nëse do ta vizitonte në burg, ajo u përgjigj: “Nuk e di nëse dua ta shoh. Dua shumë, por do të doja që edhe nëna ime të ishte atje”.

“Babi nuk na ka goditur kurrë, as nëna ime. Nuk e kam parë kurrë babin të godasë nënën në jetën time. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhet sepse ishte e lumtur. Duhet të kishin folur, të ndaheshin më mire. Babi nuk duhej ta kishte vrarë nënën e tij. Çfarë të them? Nuk e di.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Automjeti del nga rruga në Lushnje, një i vdekur dhe tre të plagosur! Arrestohet shoferi
Previous article "TRASHËGIMIA E TIJ NUK DO TË VDESË KURRË"/ ashkëshortja e Charlie Kirk shpërthen në lot: Zëri i tij do të dëgjohet

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT