• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN VRASJEN E DURIM BAMIT/ GJKKO i zgjat me 3 muaj paraburgimin Marklen Hakës
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN VRASJEN E DURIM BAMIT/ GJKKO i zgjat me 3 muaj paraburgimin Marklen Hakës

12 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e izolimit në paraburgim të Marklen Hakës, një prej të njohurve si “të fortët” e Niklës në Fushë Krujë.

34-vjeçari i njohur edhe me identitetin Marklen Aliu qëndron në burg prej shtatorit të vitit të shkuar. Ai u arrestua nga operacioni “Revanshi”, ndërsa po hetohet nga SPAK për tentativën e vrasjes së Durim Bamit, përgatitjen e kushteve për vrasjen e tij, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Në sallën e gjyqit SPAK kërkoi më shumë kohë, për nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore. Me gjithë kundërshtinë e avokatit të Hakës, Gjykata vendosi të zgjasë kohën e qëndrimit të paraburgim të Hakës me 3 muaj të tjerë, që nisin të llogariten nga 6 shtatori.

Referuar hetimit të SPAK dhe të dhënave nga komunikimet në SKY ECC, në vitin 2020 Marklen Haka është angazhuar në përgatitjet për vrasjen e Durim Bamit. Në këtë rast dyshohet se porositës dhe financues ishte ish-deputeti socialist, Arben Ndoka, i shpallur në kërkim, ndërsa të interesuar për eliminimin e Bamit ishin edhe palë të tjera.

Në një total prej 12 personash të përfshirë në role të ndryshme, Haka dyshohet se siguronte informacione për lokalizimin e Bamit, informacione që ia përcillte Emiliano Shullazit. Ndërsa në atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit 4 nëntorin e vitit 2020 tek Ura e Tapizës, Marklen Haka ka pasur rolin e vëzhguesit në zonën Fushë-Krujë dhe informimin e aktorëve të tjerë të përfshirë.

Gjatë planifikimit për këtë ngjarjes, porositësi i kishte premtuar 500 mijë euro dy ekzekutorëve për eliminimin fizik të Durim dhe Valter Bamit.

Në të njëjtën seancë gjyqësore me Marklen Hakën, Gjykata e Posaccme vendosi të zgjasë me tre muaj të tjerë qëndrimin në paraburgim edhe të Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i arrestuar po për llogarit të operacionit “Revanshi”.

Pas gati 4 muajsh në arrati, Mitri u vetëdorëzua në polici në shtator të vitit të kaluar. Ish-zyrtari i policisë qëndron në paraburgim si i dyshuar për “kultivim të narkotikëve”, “grup kriminal”, “korrupsion”, “organizim të lojërave të fatit kundër ligjit” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA E BETIMIT NË KUVEND/ Rama kapet "mat" duke shkrepur foto
Previous article "BELA CIAO"/ Vrasësi i aktivistit Charlie Kirk e kishte gdhendur mesazhin në plumb! Momenti pas arrestimit

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren Aktualitet

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT