• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË SHAU NË RRUGË…”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë. Lidhja me Lulëzim Kullën, atentati i dështuar që u pasua me një sërë ngjarjesh kriminale
Home
Breaking News

“MË SHAU NË RRUGË…”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë. Lidhja me Lulëzim Kullën, atentati i dështuar që u pasua me një sërë ngjarjesh kriminale

9 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit.

Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç. Sipas autorit disa muaj më parë Vaso i kishte prerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte sharë, në shenjë hakmarrje ai tentoi ta vriste mëngjesin e së hënës, tentativë ndaj të cilës mbetën të vrarë dy persona të tjerë dhe u plagos një kameriere.

Ndërsa Erogen Vaso tha para hetuesve se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëparshëm me Ragip Gilën. I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për atentatin ai është shprehur se është një biznesmen dhe një qytetar i ndershëm që nuk ka konflikte të hapura pavarësisht rekordeve kriminale në Shqipëri për gjobvënie e Mal të Zi si të lidhur me krimin e organizuar.

Ai shtoi se ka kontribute në shoqëri duke përfaqësuar komunitetin e Malit të Zi edhe në këshillin bashkiak si anëtar nën siglën e PBDNJ-së.

Shënjestra e masakrës nuk ishte një objektiv i lehtë. Erogen Vaso Brajoviç duke qene pronar i një policie private lëvizte me makinë të blinduar. I vetmi moment I favorshëm për ta eliminuar ishte kafja e mëngjesit, të cilën Vaso e pinte në të njëjtin vend. Momenti i cili u shfrytëzua nga Gila që me të gjitha gjasat e kishte ruajtur objektivin mëngjesin e të hënës.

Dyshimet e policisë janë se Ragip Gila, qitës pa eksperiencë është paguar për eliminimin e Erogen Vaso Brajoviç. Nga verifikimi i të dhënave deri më tani janë shpallur në kërkim vetëm 2 persona si bashkëpunëtorë, por rrethi pritet të zgjerohet për të shkuar tek porositësit.

Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 29-vjeçari Ragip Gila është lidhje e një personazhi të njohur të botës së krimit në Shkodër, Lulëzim kulla me të cilin është dhe fqinj. Kullës në janar të 2018 në mes të Shkodrës, iu bë atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë dhe dëmtime morën edhe 7 qytetarë të pafajshme.

Pas këtij atentati në Shkodër ndodhën një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Edhe për masakrën e fundit, policia dyshon se zanafilla e konfliktit buron pikërisht te ky atentat i dështuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Drift në mes të Cërrikut, VIDEO e publikuar në TikTok “djeg” 26-vjeçarin
Previous article "EDHE MALI MË I LARTË..."/ Safet Bajri surprizohet për ditëlindjen tek "313"-a, ja parashuta që mori

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT