• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KRISTIAN KOLËS/ I ati paralajmëron hakmarrje: Në Shkodër ka vrasës me pagesë që…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E KRISTIAN KOLËS/ I ati paralajmëron hakmarrje: Në Shkodër ka vrasës me pagesë që…

8 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz.

34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, babai i viktimës hedh akuza ndaj autoriteteve. Sipas tij, ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë, ndërsa thotë se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat.

“E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër”.
Sipas të atit, 34-vjeçari nuk ka pasur konflikte, ndërsa natën e ngjarjen shoqërohej me një mik.

“Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte”.

Babai i Kristian Kolës paralajmëroi për vetëdrejtësi, nëse nuk zbardhet ngjarja dhe nuk dënohen autorët.

“Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam frikë nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E DUMANIT NË SHBA/ SPAK: Në fokus të diskutimit, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale
Previous article VITI I RI SHKOLLOR/ Në Korçë dhe Berat më pak nxënës ulen në bankat e shkollës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT