• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VITI I RI SHKOLLOR/ Në Korçë dhe Berat më pak nxënës ulen në bankat e shkollës
Home
Sociale

VITI I RI SHKOLLOR/ Në Korçë dhe Berat më pak nxënës ulen në bankat e shkollës

8 September, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Në qarkun e Korçës, këtë të hënë kanë nisur mësimin 19,340 nxënës të arsimit fillor dhe te mesem.. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Arsimit, numri i nxënësve është 784 më pak se një vit më parë, rënie që lidhet kryesisht me lëvizjet demografike dhe uljen e lindshmërisë. Në klasën e parë këtë vit janë regjistruar 1450 nxënës, ndërsa në klasën e dhjetë 1540 nxënës kanë nisur gjimnazin.

Megjithatë, shifra e raportuar nga DRAP bie ndesh me atë të Sindikatës së Mësuesve në Korçë, e cila pak ditë më parë deklaroi se në nivel qarku ka mbi 3 mijë nxënës më pak. Zyrtarisht, drejtoria mohon mbylljen e shkollave, por burime të tjera bëjnë me dije se rreth gjashtë shkolla janë mbyllur në gjithë qarkun.

Vështirësitë janë të dukshme jo vetëm në shkollat e fshatrave, por edhe në qytetin e Korçës, ku shkollat “Naim Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Asdreni” kanë rënë ndjeshëm në numër dhe pritet të shndërrohen në shkolla vartëse.

Përballë mbylljeve dhe tkurrjes së numrave, sot u inaugurua shkolla 9-vjeçare në fshatin Gështenjas të Bashkisë së Pogradecit, e cila u hap me ambiente të reja për nxënësit e zonës.

Ndërkohë, disa shkolla në qark po zhvillojnë mësimin me turne, pasi shkolla “Kajo Karafili” dhe ajo e Qatromit ndodhen në proces rikonstruksioni.

Në Qarkun Berat nis me 470 nxënës më pak! Mësim me turne në dy shkolla

Në Berat kanë hapur dyert 58 shkolla, publike dhe private, por shifrat tregojnë një rënie të dukshme të numrit të nxënësve krahasuar me vitin e kaluar.Sipas të dhënave zyrtare: Në shkollat publike, këtë vit do të ulen 4,980 nxënës, ndërsa vitin e kaluar ishin 5,450 nxënës, duke shënuar një rënie prej 470 nxënësish. Ne klase te pare jane rgjistuar 164 nxënës me pak se vitin e kaluar.

Edhe pse ka pasur këtë rënie, Zyra Arsimore Rajonale Berat nuk raporton mbyllje shkollash.

Mësimi me dy turne vijon për nxënësit e shkollave që janë në rindërtim, si “22 Tetori” dhe Shkolla e Mesme e Bashkuar Lapardha. Problematike mbetet mungesa e shkollës 9-vjeçare në fshatin Donofrosë, ku nxënësit do të zhvillojnë mësimin në një lokal të përkohshëm.

Në qytetin e Beratit, vogëlushët mbërritën në shkollë me buqeta lulesh, te cilet thane per mikrofonin tone se jane te emocionuar per kete rrugetim te bukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KRISTIAN KOLËS/ I ati paralajmëron hakmarrje: Në Shkodër ka vrasës me pagesë që…
Previous article MASAKRA NË SHKODËR/ Erogen Vaso dërgohet për mjekim në Tiranë, u qëllua me 3 plumba në trup

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT