• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GREKËT TURIZËM NË SHQIPËRI/ Gazeta “Kathimerini”: Riviera Shqiptare si në Halkidiki, alternativë më e lirë
Home
Sociale

GREKËT TURIZËM NË SHQIPËRI/ Gazeta “Kathimerini”: Riviera Shqiptare si në Halkidiki, alternativë më e lirë

6 September, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Dikur një vend i panjohur për fqinjët, sot po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Kështu fillon artikullin e saj Gazeta greke Kathimerini e mbështetur tek dëshmitë e turistëve grekë që vizitojnë Shqipërinë.

Tashmë askush nuk e mendon vendin fqinj si një vend misterioz e të mbyllur, ku shkojnë vetëm udhëtarët e guximshëm, por si një destinacion tërheqës që ofron pushime cilësore dhe ekonomikisht të përballueshme për çdo shije.

Vetëm në vitin 2024, mbi 700 mijë turistë nga Greqia kaluan kufirin, një shifër që deri pak vite më parë dukej e paimagjinueshme.

Ata që e vizitojnë përshkruajnë për gazetën bregdetin e bukur dhe të organizuar, hotelet moderne me çmime më të ulëta se në Greqi, si dhe mikpritjen që i bën të ndihen të sigurt. Bën përshtypje për ta edhe fakti se Shqipëria është shumë miqësore për kafshët shtëpiake.

Turistët grekë që vizitojnë Shqipërinë flasin gjithashtu dhe për “ethet” ndërtimore në Tiranë dhe qytete të tjera, fakt që tregon se vendi po modernizohet me ritme të shpejta, por edhe për gjëra që i çuditën.

Riviera Shqiptare, sipas tyre, krahasohet me Halkidikinë, ndërsa plazhet e Durrësit janë të mbushura sidomos me turistë italianë, që vitet e fundit kanë zbuluar masivisht Shqipërinë.
Megjithatë, vizitorët vërejnë edhe probleme: shezlongë e çadra që kushtojnë deri në 20 euro seti, plazhe që nuk pranojnë pushues me peshqirë , si dhe kontrastin mes lagjeve të varfra që kujtojnë Greqinë e viteve ’70 dhe Tiranës moderne, ku ndërtohen qiellgërvishtës e pallate të reja.

Sipas dëshmive të tyre tek Kathimerini, Shqipëria është sot një alternativë më e lirë dhe gjithnjë e më cilësore për grekët, por edhe një konkurrente reale për turizmin në Greqi, Itali dhe vendet e tjera të Ballkanit. Dhe për shumë vizitorë, sipas tyre, ky udhëtim shërben edhe për të shembur stereotipe të vjetra të armiqësive të paqena mes shqiptarëve dhe grekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONALD TRUMP RRIT PRESIONIN MBI VENEZUELËN/ Kërcënon të rrëzojë avionët luftarakë
Previous article E RËNDË/ Gjendet i vdekur turisti gjerman në një hotel në Gjirokastër. Dyshimet e para të policisë

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT