• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I DËMEVE NGA ZJARRI NË GRAMSH/ 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht, 215 bagëti të ngordhura
Home
Aktualitet
Kronikë

BILANCI I DËMEVE NGA ZJARRI NË GRAMSH/ 68 banesa të djegura, 10 prej tyre totalisht, 215 bagëti të ngordhura

6 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit i cili preku njësinë Skënderbegas në Gramsh.

Sipas të dhënave 68 banesa janë djegur. 10 prej tyre totalisht për të cilat kërkohet rindërtim i plotë, 16 rikonstruksion i pjesshëm, 42 banesa të tjera të dëmtuara kanë qenë shtëpi sezonale ose të pabanueshme.

Në këto statistika janë përfshirë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve të prekur.

Për shkak të zjarrit në këto fshatra ngordhën 215 bagëti të imta, 9 gjedh dhe 7 njëthundrakë.

Zjarri shkrumboi tërësisht 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1451 hektarë bimë medicinale, 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.

Ndërsa sa i përket pyjeve ende nuk ka një të dhënë të konfirmuar pasi sipërfaqja e prekur, kryesisht pyll me pisha do të verifikohet nëpërmjet pamjeve satelitore.

Pas evidentimit të dëmeve faza e dytë e këtij procesi përfshin përllogaritjen financiare të tyre. Bashkitë e qarkut ndërkohë kanë nisur të miratojnë fonde ndihme ndaj Gramshit, e po ashtu qeveria shqiptare.

Të shumtë janë edhe donatorët që kanë shprehur solidaritet në këtë moment të vështirë për banorët e Skënderbegasit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO PËRHAPET ME SHPEJTËSI/ Varianti Stratus i Covid shqetëson ekspertët! Ja simptomat
Previous article FUNERALI I GIORGIO ARMANI/ Qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT