• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I KRISTIAN KOLËS/ Misteri i atentatit mafioz. Vrasësit u “zhdukën” në mes të qytetit! Ende asnjë pistë..
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I KRISTIAN KOLËS/ Misteri i atentatit mafioz. Vrasësit u “zhdukën” në mes të qytetit! Ende asnjë pistë..

6 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës mbrëmjen e së enjtes në Shkodër vijon të mbetet pa autor e pa shkaqe.

Ndonëse krimi i rëndë ndodhi në mes të qytetit, nën syrin e dhjetëra dëshmitarëve dhe të dhjetëra kamerave të subjekteve private, atentatorët mundën të largohen me një motor me të cilin arritën të kryenin edhe vrasjen. Në momentin e ekzekutimit, Kristiani ka qenë i ulur në një tavolinë përjashta lokalit, në anë të rrugës, çka do të thotë se nuk ka qenë në dyshim për ndonjë akt ndaj tij, ndërkohë bëhet me dije se në tavolinë me të ka qenë edhe një person tjetër.

Plumbat janë lëshuar mbi të, ndërsa ai ka tentuar të lëvizë nga tavolina, por pa mundur t’u shpëtojë ekzekutorëve. Vrasësi, i maskuar me skafandër, pas ekzekutimit, është kthyer në motor, ku janë larguar bashkë me person tjetër që shërbente për transportues.

Policia i ka pamjet vizive të të dy personave, edhe të mjetit motor, por ende nuk ka mundur të ngrejë asnjë pistë hetimore, ndërsa të afërm të viktimës mësohet se nuk kanë dhënë asnjë dëshmi që e ndihmon hetimin të shkojë drejt zbulimit të autorëve të krimit të rëndë që tronditi sërish Shkodrën mbrëmjen e 4 shtatorit.

Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se Kola nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, ai kishte një firmë ndërtimi bashkë me të atin, me të cilin bëhet me dije se kohëve të fundit kishin marrë punë në kinemanë e qytetit për të kryer punime.

Gjithashtu viktima nuk njihet si pjesë e grupeve kriminale në Shkodër, ndonëse ende grupi hetimor ka shumë punë për të bërë në lidhje me lëvizjet e viktimës kohëve të fundit. Pasi, duket se vetëm duke zbuluar të shkuarën e viktimës, policia mund të arrijë në ndonjë konkluzion të paktën për të formuluar ndonjë pistë hetimi.

HETIMET MBI VRASJEN

Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur krimin e rëndë, bëhet me dije se ka marrë dëshmitë e para si dhe ka mundur të sekuestrojë një sërë pamjesh filmike, ku është shquar mjeti me dy vrasësit para dhe pas vrasjes. I riu dyshohet që është ndjekur për disa ditë me radhë, ndërkohë që policia ka hasur në gjurmë të një motori të dyshimtë edhe në dy zona të Shkodrës ditë para ngjarjes. Referuar të dhënave që vijnë nga Shkodra, bëhet me dije se Kristian Kola ka udhëtuar jashtë vendi muajve të fundit, por asnjë e dhënë nga ka mbërritur në polici për përfshirjen e tij në ndonjë ngjarje apo aktivitet jashtë vendi.

Nga të dhënat saktësohet se policia ka marrë në duar ‘kartelat’ e të gjithë personave që janë shoqëruar me të riun ndër vite, si dhe po hetohen lidhjet e tij me persona që mund të kenë të shkuar të dyshimtë.

Nga deklarimet e para nuk bëhet me dije se familjarë apo të afërm të ishin në dijeni të ndonjë konflikti të Kolës, ndërkohë që policia dhe prokuroria presin këqyrjen e telefonit të viktimës për të parë jo vetëm kontaktet por edhe ndonjë komunikim të tij me persona të listuar si persona me precedentë. Në ditët në vijim do të jenë njerëzit e familjes, kryesisht i ati, personi që kishte edhe më shumë afërsi me të që pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me itineraret e të birit ditëve të fundit.

Po ashtu persona që janë pjesë e shoqërisë si dhe priten verifikime të dhjetëra pamjeve filmike, pamje që mund të fiksojnë detaje të vlefshme për hetimit. Vetëm pak ditë më parë një tjetër krim i rëndë e tronditi Shkodrën, por autori nuk u largua nga banesa e tij, pasi vrau kushëririn me armë zjarri, ndonëse tha se ishte në kushtet e vetëmbrojtjes. (Panorama)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLOI ME ÇIFTE DREJT 34-VJEÇARIT/ Arrestohet i riu në Durrës (EMRI)
Previous article "NUK I PRANONI KUSHTET TONA, ATËHERË S'KA PAQE"/ Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT