• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA SHËNDETI I ZEMRËS, TË PËRMIRËSIMI I KUJTESËS/ Disa nga arsyet pse duhet të konsumoni avokado
Home
Shëndet

NGA SHËNDETI I ZEMRËS, TË PËRMIRËSIMI I KUJTESËS/ Disa nga arsyet pse duhet të konsumoni avokado

5 September, 2025 s.autor Shëndet

pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”. Konsumimi i rregullt i saj ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.

Shëndeti i zemrës

Avokado përmban acid oleik një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL). Studimet kanë treguar se njerëzit që përfshijnë avokadon në dietën e tyre kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës.

Ushqim për trurin

Përmbajtja e lartë e folatit dhe vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar

Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme dhe ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Rrit përthithjen e ushqyesve
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K. Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e saj në dieta të balancuara ushqimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZË/ 10 vite më parë Gjermania hapi dyert për 1 milion refugjatë. Si ka ndryshuar vendi që atëherë
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KUKËS/ Sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT