Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate në lidhje me rregulloren e Kuvendit, pasi deputeti Vangjel Dule kërkoi që sot mos miratohej pr/vendimi për pakicat.
Ruçi hodhi me votë propozimin e Dules, duke e rrëzuar ate. Basha akuzoi kreun e Kuvendit Gramoz Ruci se po i vë kazmën parlamentit.
Debati në Kuvend
Dule: Përfshirja në rendin e ditës të projektligjit për pakicat nuk përmbush kriteret ligjore. Raporti për projektligjin duhet të ishte dorëzuar tre ditë para seancës së sotme, raporti u dorëzua dje në orën 11:00. Jemi në shkelje të rregullores, nuk e di nëse arsyeja është në vetëdije.
Komisioni për çështjen
Raporti është dorëzuar ditën e martë, sipas rregullores
Ruçi: Miratimi në parim në kryer ditën e martë. Nuk shikoj ndonjë shkelje të rregullores.
Halimi: Nëse keni një vendim, merreni rregulloren lexojeni dhe rrëzojeni me argument
Ruçi: Për të sqaruar edhe Dulen për nenin 32/38, keni parasysh edhe nenin 70. Raporti i komisionit dhe mendimet e komisioneve të tjera, shumëzohen dhe shpërndahen të paktën 2 ditë para shqyrtimit në seancë. Pra përderisa kemi të bëjmë me ditën e martë, sot është e enjte, është konform nenit.
Ruçi: Dule kërkon që të mos shqyrtohet sot. Ka një mendim pro, një kundër, e hedhim në votim. A jeni dakord që ligji të dalë jashtë rendit të ditës.
Basha kërkon fjalën
Ruçi: Për këtë cështje mbaroi diskutimi. Atëherë qëndron në rendin e ditës.
Basha: Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd në qesharak, tragjik. Të votojë pro ose kundër, kur rregullorja e përcakton. Duhet të zbatosh rregulloren dhe jo ta amendosh. Kjo është fatkqeësi për vendin dhe për këta që vetëm ngrenë dorën. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Zbato rregulloren, ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, por mos i vendos kazmën parlamentit. Ka disa parashikime si vijohet. Unë nuk marr asnjë pozicion për propozimin e Dules, por respekto procedurën. Mblidh institucionet Këshillin e Rregullores. Nuk dua që edhe kjo seancë të degjeneroi si herën e kaluar dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekje për të devijuar debatin.
Ruçi: Jam i detyruar të sqaroj Bashën për hedhjen në votim të propozimit të Dules. Kam respektuar rregulloren
Dule: Pse ky ligj mbrohet nga Ministria e Jashtme dhe jo nga e Drejtësisë apo e Brendshme?