• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAFT I KODIT TË RI PENAL/ Kush cenon sigurinë ushqimore, burg deri në 4 vite
Home
Aktualitet
Kronikë

DRAFT I KODIT TË RI PENAL/ Kush cenon sigurinë ushqimore, burg deri në 4 vite

3 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sa herë kemi pyetur veten këtë kohë nëse frutat e perimet qe hamë janë të shëndetshme dhe pa pesticide? Populli thotë se frika eruan vreshtin dhe teksa mekanizmat deri tek Autoriteti Kombëtari Ushqimit nuk ia kanë dalë…

Hartuesit e Kodit të ri Penal janë kujdesur që të paktën të forcojnë dënimin. Mes shumë ndryshimesh e ashpërsimesh të masave penale, një vend të rëndësishëm ka edhe siguria ushqimore.

“Sigurisht që duhet të ketë kontrolle. Konsumatori kur blenë duhet të ketë kofidencën më të lartë. S’ka kofidencë, s’ka siguri.”

Nëse Kodi miratohet e mbi të gjitha zbatohet pasiguria e konsumatorëve përballë tezgave për blerjen e fruta-perimeve apo bulmetit e mishit, mund të marr fund. “Asgjë s’ka siguri, s’kemi siguri për jetën, jo për ushqimin.”

Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikohen dënime me burg për personat që prodhojnë, përpunojnë, ruajnë, tregtojnë, importojnë ose eksportojnë ushqime dhe pije në kundërshtim me standardet ligjore. Fermerët apo blegtorët që përdorin kimikate apo lëndë të dëmshme tek kafshët dhe bimët që shërbejnë për konsum do të kenë një dënimi deri në katër vjet burgim.

Edhe shkeljet në produktet dhe nënproduktet e mishit po ashtu, konsiderohet vepër penale. Për këtë parashikohet dënim deri në katër vjet burgim. Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, thotë se masat janë të nevojshme, por Kodi Penal duhet të bëjë një ndarje nga shkelja dhe pakujdesia.

“Mos të ketë dënim kur bëhet fjalë për nga pakujdesia apo mungesa e informacionit.”

Praktika të ashpër kanë edhe vendet ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë si krim shkeljen e sigurisë ushqimore. E deri sa siguria ushqimore të hyjë në një fazë përmirësimi, konsumatorët do të vijojnë të ndjekin traditën e vjetër kur të bëjnë blerje.

“Sa më bio, sa më lokale, atje po shkon konsumatori, ku ka prodhim lokal.”

Roli i institucioneve mbetet më i rëndësishëm në këtë fazë, ku gjurmimi, hetimi dhe asgjësimi i produkteve ushqimore nga tregu, do të mbrojë shëndetin e konsumatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË BE: Frutat shqiptare rrezik për shëndetin, Kroacia i ndalon në kufi
Previous article ZJARRI SHKRUMBOI DISA BANESA NË GRAMSH/ Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT