• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
I PARI I KËTOJ LLOJI NË SHQIPËRI/ Zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake
Home
Kulturë

I PARI I KËTOJ LLOJI NË SHQIPËRI/ Zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

3 September, 2025 s.autor Kulturë

Në fshatin Strikçan të Bulqizësarkeologët kanë zbuluar një varr monumental të periudhës romake, i cili konsiderohet si i pari i këtij lloji i gjetur në Shqipëri. Struktura ka përmasa rreth 9 me 6 metra, ndërsa dhoma funerare arrin një lartësi prej 2.40 metrash.

Sipas arkitektit Artan Shkreli, i cili ndau lajmin përmes një postimi në Facebook, edhe pse varri ishte grabitur që në kohët antike, ai ka ruajtur ende një pjesë të inventarit origjinal, duke e bërë zbulimin me rëndësi të veçantë për historinë dhe arkeologjinë shqiptare.

Postimi i Plotë:

Në Strikcan të Bulqizës, aty ku ilirët Penestë, tregëtarë të shquar, piqen me Pirustët metalurgë (në kuadër të projektit “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”), ka dalë në dritë një varr monumental me dim. të mëdha, rreth 9 m x 6 m, dhe me dhomën funerare 2.40 m te lartë. Monumenti, veç arkitekturës të vecantë, përmban dhe të dhëna epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim latin në zonën e Dibrës, mbishkrim i cili i kushtohet individit aty quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar hyut Jupiter.
Varri edhe pse i grabitur që në periudhën klasike, përmbante ende një pjesë të inventarit origiinal. Përvec pjesës nëntokësore funerare, arkeologët evdientuan struktura muresh që sugjerojnë se monumenti mund të jetë i tipit mauzoleum.
Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë gjetje unikale në shekujt III-IV e.s.
Shpresoj vetem te mos kete fatin e Varrit te Jorgucatit qe humbi vlerat pas zbulimit… dhe shpresoj gjithashtu qe projekti i vizitueshmerise te jete me impaktin qe meriton nje monume t i tille.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMERIKANËT VRASIN 11 PERSONA NË ANIJEN E DROGËS/ Trump: Në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT