Ish-deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi pasi nuk u përfshi në listën për zgjedhjet e 25 qershorit tentoi që t’i rikthehej punës së saj të vjetër, asaj të pedagoges.
Por pavarësisht dëshirës, Halimi është përballur me refuzim të kërkesës, ndërsa tashmë rezulton e papunë.
Kështu përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Halimi pohon se ndonëse vendi i takonte asaj si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, ai është shpallur i lirë.
Mes të tjerash ish-deputetja nuk kursen asi ironitë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa e ‘falendron’ këtë të fundit për heshtjen.
- STATUSI I HALIMIT
Absurdi. Shpall vend te lire pune ne vendin ku duhet te kthehesha une…!
Zgjohu o milet kam qene a skam qene deputet.
Gjithsesi nuk dorezohem.
Nuk eshte me gare per vendin e punes ( te cilin ma ka neveritur) por se po u dorezova une, e mbrojtur me ligj te vecante, me status te vecante, cfare i bie te behet me njeriun e thjeshte?! Flm o Lideri im qe me dole gjithe ky trim. Heshtja jote kumbon edhe aty ne mergim.


