• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI NDAJ THAÇIT NË HAGË/ Në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë
Home
Rajon

GJYQI NDAJ THAÇIT NË HAGË/ Në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë

31 August, 2025 s.autor Rajon

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës në Hagë, gjatë fazës kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në Gjykatën Speciale. Kështu raporton sot “Klan Kosova”.

Sipas një dokumenti zyrtar, SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash në përputhje me Rregullën 107 lidhur me dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003. Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit.

Gjithashtu, dëshmitarit i jepet e drejta të mos përgjigjet për pyetjet që mund të cenojnë konfidencialitetin, ndërkohë që përfaqësues të autorizuar të qeverisë amerikane do të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.

Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për këto masa në një afat sa më të afërt.

Ndërkohë, kujtojmë se më 18 gusht të këtij viti, pala mbrojtëse ka siguruar miratimin nga SHBA-të për të paraqitur dëshminë e të njëjtit dëshmitar – 1DW-003 – i cili mbetet anonim për publikun.

Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime në lidhje me pyetjet që mund t’i drejtohen këtij dëshmitari, duke kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION I MADH NË KRETË/ 48 të arrestuar, mes tyre oficerë policie dhe ushtarakë! Akuzohen për…
Previous article "GRIPI I STOMAKUT"/ Rritje e rasteve me viroza pas pushimeve verore

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT