• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA DEKOROI PESË POLICËT/ Berisha: Tallje, zjarfikësit s’kanë nevojë për medalje, por për kushte më të mira pune
Home
Politikë

RAMA DEKOROI PESË POLICËT/ Berisha: Tallje, zjarfikësit s’kanë nevojë për medalje, por për kushte më të mira pune

27 August, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar tallje shpërndarjen e sotme të dekoratave nga kryeministri Edi Rama, për heronjtë në luftën ndaj zjarreve.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se këta punonjës nuk kanë nevojë për dekorata, por për kushte më të mira pune.

REAGIMI I BERISHËS

Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport.

Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjes kryesor për demet e jashtzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.

Kur Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzon medalje ari, kjo është tallje, jo nderim.

Për ta çuar deri në fund komedinë mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’.

Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.

Partia Demokratike deklaron se me:

24 milionë euro të përdorura për çarterin privat nga Edi Rama

-130 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama, Erion Veliaj tek djegësi i Tiranës,

-50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë

-4 milionë euro të përdorura për Kopshtin e varur në oborrin e Kryeministrisë;

-7 milionë euro për “Giro d’Italia”;

Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.

Partia Demokratike deklaron se Ramaduro tallet kur mendon se mund ta mbyll me një ceremoni krimin shtetëror të djegies së njerzve, shtëpive bagëtive dhe të mbi 60 mijë ha pyjeve, kullotave dhe pemtoreve.

Drejtësia vonon, por nuk do të harrojë të gjithë përgjegjësitë e dëmeve madhore të zjarreve të këtij viti!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AVION LUFTARAK I RI/ Analiza e DW: Merz dhe Macron duhet të vendosin
Previous article TREFISHOHET ENERGJIA E RINOVUESHME/ INSTAT: Rritet konsumi i familjarëve, bie ai i bizneseve

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT