• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KABINETI I RI/ Rama takime me vartësit, në Kryeministri shkon edhe Pacolli
Home
Politikë

KABINETI I RI/ Rama takime me vartësit, në Kryeministri shkon edhe Pacolli

26 August, 2025 s.autor Politikë

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e ka thirrur zyrtarisht Asamblenë e PS.

Sipas traditës aty Rama ka zbuluar emrat e ministrave të rinj, por deri më tani nuk kemi një datë, edhe pse që prej ditës së djeshme kur është rikthyer në punë pas pushimeve të verës, shefi i qeverisë ka pritur e ka përcjellë në zyrë vartësit e tij.

Aty janë paraqitur ditën e djeshme numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi. Ndërkohë ditën e sotme, Rama ka pritur në zyrë thuajse të gjithë ministrat e tij, prej orëve të para të mëngjesit.

Mesditë në zyrën e Ramës ka hyrë edhe ish-Presidenti i Kosovës, biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është duke ndërtuar aeroportin e Vlorës.

Mësohet se socialistët synojnë që me legjislaturën e re të kemi 11 komisione të përhershme parlamentare. Edhe komisioni Antikorrupsion i zotit Xhafaj do të propozohet nga mazhoranca që të jetë i përhershëm, por të njëjtin fat nuk do ta ketë Komisioni i Dezinformimit, që është drejtuar nga Erion Braçe.

Nga burime brenda PS mësohet se ideja për ndarjen e re të Komisioneve dhe për të shtuar numrin e tyre ka të bëjë me negociatat e grupkapitujve, sepse duhet t’i shkojë për shtat negociatave me BE-në. Për të bërë realitet këtë propozim të socialistëve duhet të ndryshohet edhe rregullorja e Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FËMIJËVE U KËRKOJ FALJE"/ Dëshmia e PLOTË e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan: Doja vetëm ta trembja sepse...
Previous article PËRPLASI PËR VDEKJE KËMBËSORIN NË VORË/ Arrestohet shoferi 53-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT