• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AJO PO MË TRADHËTONTE”/ 40-vjeçari që vrau gruan përballet me vajzën në gjykatë: Nuk doja të bëja…
Home
Breaking News

“AJO PO MË TRADHËTONTE”/ 40-vjeçari që vrau gruan përballet me vajzën në gjykatë: Nuk doja të bëja…

24 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi vijon të zhvillohet me detaje të reja tronditëse.

40-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të tyre në Volos, u paraqit këtë të diel në gjykatë.

I pyetur nga gazetarët për motivin e krimit dhe nëse shprehte pendesë, ai nuk dha asnjë përgjigje, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur. Brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës sipas raportimeve i ka thënë: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”, raportojnë mediat greke.

Prokuroria greke ka ngritur ndaj tij akuza për vrasje me dashje. Ndërkohë është urdhëruar nisja e një hetimi social për të përcaktuar kujdestarinë e fëmijëve të mitur të çiftit, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të nënës.

Në lidhje me autorin, autoritetet do të hetojnë gjithashtu një shtrim të mëparshëm në spital psikiatrik, i ndodhur në qershor, për të kuptuar rrethanat e daljes së tij.

Pas vrasjes, 40-vjeçari u arratis dhe qëndroi i fshehur për më shumë se 24 orë, derisa u kap nga policia i strehuar në një bar të braktisur rreth 200 metra larg banesës së tij. Ai kishte ndërruar rrobat, dyshohet se i kishte gjetur në kazanët e mbeturinave, dhe nuk kishte me vete as telefonin celular e as armën e krimit.

Sipas dëshmive të fqinjëve dhe forcave të rendit, gjatë arrestimit ai u shpreh: “Ajo po më tradhtonte. E bëra mirë. E meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Megjithëse autoritetet theksojnë se çifti nuk kishte histori të raportuar dhune në familje, 40-vjeçari rezulton të ketë pasur kontakte të mëparshme me policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DY CM MË TË MËDHAJA DHE NUK DO TË HYNIN"/ Bisedat në Sky Ecc mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve
Previous article SITUATË E PAZAKONTË ME NEDIM BAJRAMIN/ Trajneri merr një tjetër vendim drastik kundër mesfushorit

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT