• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DY CM MË TË MËDHAJA DHE NUK DO TË HYNIN”/ Bisedat në Sky Ecc mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve
Home
Aktualitet
Kronikë

“DY CM MË TË MËDHAJA DHE NUK DO TË HYNIN”/ Bisedat në Sky Ecc mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

24 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Banda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara rezulton se ishte e përfshirë edhe në tregtinë e armëve. Dokumentet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC tregojnë mënyrën se si funksiononte ky aktivitet paralel.

Më 16 shtator 2020, gjatë një bisede mes Çelës dhe Çopjas, ata diskutojnë për një ngarkesë të re dhe shkëmbejnë foto armësh. Çela shprehet se “gjashtë armë janë me silenciator” dhe se, nëse nuk i sjellin pajisjet e tjera, do të fusë vetëm ato gjashtë copë.

Në komunikim shpjegohet edhe metoda e maskimit të armëve: ato çmontoheshin dhe fshiheshin në kanaçe, secila pjesë në një kanaçe të veçantë, për të shmangur ngatërrimin gjatë montimit. Çela shton se në këtë mënyrë ka mundur të fusë edhe “1 mijë fishekë”.

Përgjime të tjera zbulojnë se anëtarët e grupit i quanin armët “lodra”, ndërsa në një rast Çopja i kërkon Çelës që bashkë me një ngarkesë droge t’i dërgonte edhe armë zjarri. Po në këto biseda përmendet edhe sigurimi i 120 kilogramëve lëndë plasëse C4.

Nga komunikimet del se Ervis Çela vendoste objektivat e fitimit, të cilët arriheshin brenda disa javësh, ndërsa anëtarë të tjerë të grupit merreshin me numërimin e parave. Në një tjetër përgjim, vëllezërit Çela flasin për blerjen e një ferme në Paraguaj me vlerë 9 milionë dollarë dhe një sipërfaqe prej 7,500 hektarësh. Fitimet e siguruara nga aktivitetet kriminale ose groposeshin në rrënjët e ullinjve, ose ktheheshin në ar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRROI JETË DITËN E DJESHME/ Homazhet për Artur Zhejin mbahen nesër në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura
Previous article "AJO PO MË TRADHËTONTE"/ 40-vjeçari që vrau gruan përballet me vajzën në gjykatë: Nuk doja të bëja...

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT