• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPTAR, A JA VLEN TË JESH?” Monologu i fortë i Artur Zhejit: Kemi humbur shumë beteja, por kemi gjuhën që jehon edhe sot
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHQIPTAR, A JA VLEN TË JESH?” Monologu i fortë i Artur Zhejit: Kemi humbur shumë beteja, por kemi gjuhën që jehon edhe sot

24 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari dhe publicisti i njohur, Artur Zheji, u nda nga jeta këtë të shtunë në moshën 63-vjeçare, pas një arresti kardiak, ndërkohë që po kalonte pushimet në Sarandë me familjen e tij.

Zheji njihej si një nga zërat më të artikuluar të shqiptarizmit në opinionin publik, duke përfaqësuar vlerat e rrënjëve të veta familjare dhe duke ofruar gjithmonë reflektime intelektuale mbi identitetin dhe kulturën shqiptare.

Në një nga monologjet e tij të fundit, ai kujton rëndësinë e ruajtjes së identitetit tonë si shqiptarë.

“Shqiptar, a ia vlen të jesh? Shpeshherë e kemi bërë këtë pyetje kur kemi zbritur nëpër porte në mënyrë masive, të depersonalizuar. Nëpër aeroporte, të depersonalizuar. Në kontrollet e policisë, në kontrollet e prefekturave. Në trajtimin si qytetarë të kategorisë së dytë, të tretë…

Nga ana tjetër, rilindës të mëdhenj dhe njerëz të cilët mund t’i quajmë themelues të kombit tonë, na thonë ndryshe. Na thonë që nuk duhet të jemi kokulur, nuk duhet të jemi të vetëpërbuzur, sepse ne kemi një identitet të thellë gjenetik. Jo të rremë, të vërtetë, që dikur i ka përkitur një qytetërimi të lashtë, të zhdukur, të goditur. Ne jemi një komb i përgjumur, i thyer me historinë tonë. Kemi humbur shumë beteja të mëdha, por kemi një gjuhë që nuk e kemi humbur dhe kemi një histori, kemi një bindje që kemi një histori që jehon në të sotmen tonë, si një realitet i patradhëtuar.

Ne shqiptarët gjithmonë akuzojmë njëri-tjetrin se jemi një popull tradhtarësh. Ne tradhtojmë shumë. Në radhë të parë tradhtojmë veten, tradhtojmë komshiun, tradhtojmë gjithçka për të cilën betohemi. Kemi tradhtuar shumë herë atdheun tonë, vendin tonë. Është e kotë që të mburremi si popull i besës. Vërtet e kemi legjendën, e kemi mitin e besës dhe fjalës së dhënë, por kemi realitetin e thekshëm të tradhtisë. Ky është mendimi im dhe s’ma heq njeri nga mendja, sepse faktet tregojnë që në momentet kyçe të historisë tonë, ne kemi bërë jo zgjedhjet e duhura. Sigurisht që kemi bërë zgjedhje epike një herë në 400-500 vjet, por sërish është e pamjaftueshme për një perandori”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Shtëpia në qendër të Elbasanit përfshihet nga flakët, panik te banorët e zonës
Previous article TMERR NË SHKODËR/ E moshuara i vë flakën vetes, dyshimet e para

s.autor

Postime të ngjashme

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT