• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LETRA/ Publikohet teksti i “Nesti Angonit” nga i cili nisi procedimi penal ndaj Veliajt
Home
Breaking News

LETRA/ Publikohet teksti i “Nesti Angonit” nga i cili nisi procedimi penal ndaj Veliajt

18 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës për zhvlërësimin e akteve hetimore, Erion Veliaj ka publikuar të plotë tekstin që personi anonim “Nesti Angoni” – i cili u vërtetua se nuk ekziston – i ka dërguar SPAK-ut, dhe mbi bazën e të cilit janë nisur veprimet hetimore ndaj tij.

Ajo që bie menjëherë në sy është se teksti është një denoncim i shkruar dobët, i pastukturuar, gati si nga një dorë injoranti, i mbështetur mbi thashetheme. Megjithatë, SPAK ka nisur hetimin duke konsideruar si “të vërtetë” faktin që ekziston një person me emrin Erion Veliaj, ekziston Gentiana Sulaj, dhe ekziston Genti Sulaj.

Pas kësaj, zyra e shtypit e SPAK – e cila në mënyrë të përsëritur është kritikuar për transformimin në një zyrë të stilit të Gëbelsit – ka shpifur në opinionin publik duke porositur gazetarët që përdor për dizinformim të deklarojnë se denoncimi është 92 faqe, ndërkohë që zëra nga qeveria e përforconin këtë duke lënë të kuptohej se mund të ishte shkruar nga shërbime të huaja sekrete.

Në fakt, teksti është tërësisht banal dhe përmban vetëm këtë material:

“Të nderuar,

Jam një qytetar i Tiranës që dua t’ju vë në dijeni të disa fakteve që i shoh si kompromentuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, dhe marrëdhëniet e tij me pronarin e shoqërisë Agikons, Genti Sula.

Kur Erion Veliaj u bë ministër, mori një banesë në bllokun Kodra e Diellit në pronësi të Genti Sulës, dhe gruaja e tij u bë zëvendësministre te Ministria e Punës (kjo banesë më vonë është shtuar me një kat dhe me ashensor të veçantë). Që nga ajo kohë, marrëdhënia e të dyve është e pandarë.

Shoqëria Agikons, me pronar Genti Sulën, ka ‘fituar’ një pafundësi ndërtimesh në Tiranë: shkolla te ish-sheshi Shqiponja, Parku Rinia, godina e Operës, Materniteti, spitali i ri, godina pranë Universitetit Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombëtar.

Nuk mund të them se si janë fituar kontratat për këto ndërtime…

Sot, Erion Veliaj ka në pronësi 3 vila në fshatin rezidencial në Qerret, Kavajë, të ndërtuara nga Agikons-i i Genti Sulës. Një vilë e posedon i vëllai i tij, një vetë Erion Veliaj dhe të dyja janë të rikonstruktuara; e treta është rrafshuar. Këto vila kanë një vlerë tregu (së bashku me rikonstruksionin) që shkon rreth 500 mijë euro.

Vila e tretë është rrafshuar për të krijuar më shumë hapësirë – pra, është hedhur në plehra një investim prej 500 mijë eurosh. Për prishjen e saj kanë punuar makineritë e Ujësjellësit të Kavajës. A ka një leje për këtë prishje? Apo ndonjë faturë për punimet?

Të gjitha këto ngrenë pyetjen: Ku i gjeti paratë Erioni? A ka dokumenta të blerjeve, pagesave bankare, apo pronësia ka mbetur formalisht te ndërtuesi?

Këto janë disa probleme që mendoj se tregojnë shumë.

Uroj të kem dhënë një informacion të vlefshëm në luftën kundër korrupsionit.”

Nesti Angoni

Fakti që SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës mbi bazën e një dokumenti të pafirmosur ligjërisht, pa autor të identifikuar, dhe me përmbajtje thashethemnore të këtij niveli, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me motivimin politik të hetimeve dhe keqpërdorimin e strukturave të drejtësisë speciale. Këto dyshime shtohen edhe më shumë nga përpjekjet e SPAK për të krijuar një mit rreth “Nesti Angonit” si një person që kishte dhënë informacione të vlefshme. Në fakt, dokumenti tregon se Nesti Angoni, e vetmja gjë e saktë që di, është emri i Erion Veliajt dhe ai i Gent Sulës.
Gjithçka tjetër janë thashetheme rrugësh, banale, të pabazuara në prova apo indicie, dhe megjithatë e gjithë kjo ka shërbyer si pikënisje për prokurorin Olsi Dado për të nisur hetimin, pas konfliktit të tij personal me Veliajn.

Ky është një shembull shqetësues se si SPAK, në vend që të funksionojë mbi prova, ligj dhe autorësi, është kthyer në instrument të propagandës, ku thashethemet e rrugës legjitimohen si dosje hetimore. Kjo nuk është më drejtësi – është një farsë që vë në pikëpyetje të gjithë procesin e reformës në drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISKUTIMET PËR PAQEN NË UKRAINË/ Trump pret Zelenskin dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë
Previous article PLAGOSËN RËNDË NËNË E BIR/ Arrestohen dy vëllezër në Sarandë

s.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT