• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSËN RËNDË NËNË E BIR/ Arrestohen dy vëllezër në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSËN RËNDË NËNË E BIR/ Arrestohen dy vëllezër në Sarandë

18 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së nënë e bir pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën  me sende të forta nënë e bir N. A dhe E. A.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona. Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë.

Ata kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht 4 persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë dy prej tyre për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Ata janë Romeo Laze 45 vjeç dhe Fabion Laze 39 vjeç, persona me precedentë të shumtë penalë. Në maj 2011, vëllezërit Laze janë akuzuar për plagosjen me sende të forta të dy vëllezërve Avdiu. Në tetor 2014, Fabion Laze është arrestuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”.Në dhjetor 2015, Romeo Laze është arrestuar për “dhunë në familje” dhe “dëmtime të tjera me dashje”. Në gusht 2021 Romeo Laze është  arrestuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në shkurt 2025, Prokuroria e Sarandës sekuestroi 2 pasuri, 2 automjete dhe 1 biznes të Romeo Lazes. Ndërkohë Fabion Laze rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve edhe jashtë shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRA/ Publikohet teksti i “Nesti Angonit” nga i cili nisi procedimi penal ndaj Veliajt
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Humbin jetën tre shqiptarë, një tjetër plagoset rëndë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan Aktualitet

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator Aktualitet

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT