• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KOMANI NË KSAMIL/ Bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre një makinë e kthyer në Jet Ski! Shpëtohen 19 pushues
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA KOMANI NË KSAMIL/ Bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre një makinë e kthyer në Jet Ski! Shpëtohen 19 pushues

17 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë vijuar operacionin në kuadër të sezonit turistik për siguronë e pushuesve nga veriu në jug të vendit, duke bllokuar përgjatë javës që po mbyllet 35 mjete lundruese.

Mes mjeteve të bllokuara është edhe një makinë me ngjyrë të kuqe, e kthyer në Jet Ski, i dyti ky pas atij të bllokuar më shumë se një javë më parë.

Gjithashtu u gjet një gomone në Ksamil e braktisur, që rezultoi e vjedhur në Lefkadha të Greqisë dhe autorët mbeten të paidentifikuar. Pjesa më e madhe e mjeteve kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin pushuesit. Gjatë operacioneve u shpëtuan edhe 19 pushues të huaj dhe shqiptarë.

“Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar”, njoftoi Policia e kufitare ditën e sotme (17 gusht).
14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.

Por gjatë kontrolleve u gjet edhe një gomone e vjedhur në Lefkadha të Greqisë, teksa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.“Nga policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar jashtë zonës së perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në zonën e quajtur Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaroi policia.

Policia Kufitare apeloi për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: Mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara dhe pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.“Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi”, përfundon ky apel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHUMË I PENDUAR"/ 14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Nuk kam dashur...
Previous article SUBVENCIONET, 20 MILIONË EURO FERMERËVE/ Përfitojnë ata që kanë nipt individual, por nuk duhet të rezultojnë debitorë në tatime

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT