• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SUBVENCIONET, 20 MILIONË EURO FERMERËVE/ Përfitojnë ata që kanë nipt individual, por nuk duhet të rezultojnë debitorë në tatime
Home
Ekonomi

SUBVENCIONET, 20 MILIONË EURO FERMERËVE/ Përfitojnë ata që kanë nipt individual, por nuk duhet të rezultojnë debitorë në tatime

17 August, 2025 s.autor Ekonomi

20 milionë euro janë në funksion të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, këto para do të subvencionojnë të gjithë fermerët që kanë një nipt individual, si dhe për shoqëritë e bashkimit bujqësor.

Thirrja e Skemës së Investimeve fokusohet në 9 masa mbështetëse të cilat nxisin zhvillim rural dhe modernizimin e fermave shqiptare. Mbështeta financiare ka vlerë të ndryshme për çdo masë, por që një fermer të shpallet fitues i kësaj thirrje ai nuk duhet të jetë debitor ndaj sistemit të sigurimeve apo tatimeve. Për të gjitha rastet mbështetja jepet deri në 50% të vlerës së investimit.

“Për ndërtimin e serave diellore mbështetja arrin deri në 15 milion lekë për Ha për serat e reja. Ndërsa për mbjelljet e reja me pemë frutore mbështetja shkon deri në 800 mijë lekë për Ha. Për vendosjen e rrjetave kundër breshërit në plantacionet ekzistuese mbështetja kap vlerën deri në 1.5 milion lekë për Ha. Për sistemet e ujitjes me pika në plantacione mbështetja është deri në 250 mijë lekë për ha”,tha Ardita Kuçi, drejtoreshë e AZHBR.

Fermerët që do të marrin më tepër mbështetje financiare janë ato që kërkojnë të investojnë në blegtori dhe agro turizëm.

Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve vlera e mbështetjes përfshin 15 mln lekë. Për pajisjet e përpunimit mbështetja arrin deri në 7 mln lekë për subjekt. Për mekanizimin në ferma mbështetja arrin deri në 50 mln lekë. Për investimet në agro turizëm mbështetja arrin deri në 15 mln lekë gjithashtu edhe në peshkim”, tha ajo.

Një tjetër instrument mbështetës financiar që fermerët mund të përdorin gjatë aplikimi për skemën kombëtare është dhe kredia e butë ku norma interesit shkon në 2%. Thirrja e për Skemën e Investimeve do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KOMANI NË KSAMIL/ Bllokohen 35 mjete lundruese, mes tyre një makinë e kthyer në Jet Ski! Shpëtohen 19 pushues
Previous article "ËSHTË NJË VALË E RE GJENOCIDI"/ Hamasi kundërshton planin izraelit për të zhvendosur banorët nga Gaza

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT