• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKAT PËR MUNGESËN E AVIONËVE DHE ZJARRËFIKSEVE/ Rama: Ruhuni nga piromanët verbalë, shfaqin prirje për të krijuar tension
Home
Politikë

KRITIKAT PËR MUNGESËN E AVIONËVE DHE ZJARRËFIKSEVE/ Rama: Ruhuni nga piromanët verbalë, shfaqin prirje për të krijuar tension

15 August, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kritikëve që akuzojnë qeverinë përse vendi ynë nuk ka avionë zjarrfikës.

Kreu i qeverisë shqiptare këta persona i quan “piromanë verbalë”, që sipas përgjigjes së tij bazuar në CHATGPT, janë individë që shfaqin prirje të vazhdueshme për krijuar tension dhe konflikt.

 Rama sjell sërish në vëmendje zjarret e fuqishme në Greqi, që pavarësisht se ka një flotë avionësh zjarrfikës, përsëri lufta me flakët është e vështirë.

Për këtë kategori të cilët i konsideron si “piromanë verbalë”, Edi Rama këshillon që të bëhet kujdes prej tyre, sepse sipas tij, nuk kanë më asgjë për të humbur.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE

Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret

Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një histori të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë.

Nderkohe sipas ChatGPT:

Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.

Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBËN NË MALIN E GOMENIT/ Policia shpëton turistët nga Australia
Previous article TRAGJEDI NË KASHMIR/ Të paktën 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese

s.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT