• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE NË BOLIVI/ Dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda thasëve të zinj
Home
Jetë

TRONDITËSE NË BOLIVI/ Dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda thasëve të zinj

14 August, 2025 s.autor Jetë

Tre shtetas të huaj, respektivisht dy serbë dhe një maqedonas, u gjetën të masakruar në një vilë me qira, në Santa Cruz të Bolivisë ka tronditur opinionin publik. ndërsa dëshmitarët tregojnë për skena të tmerrshme me muzikë të lartë dhe britma që paralajmëruan krimin e rëndë.

Hetimet paraprake tregojnë për një prapavijë të lidhur me rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Vrasja e të treve ka ndodhur në një vilë të marrë me qira në Bolivi, aty ku policia lokale edhe zbuloi trupat e Miljan Đekić (38 vjeç) nga Nishi, Dejan Lazarevski (47 vjeç) nga Strumica, si dhe të një burri të tretë ende të paidentifikuar zyrtarisht, i njohur si “Mali Kosta”.

Të tre viktimat ishin mbështjellë me qese të zeza plastike dhe të mbyllura me ngjitës, ndërsa trupat ishin fshehur në kuzhinë, të përgatitur për transport të mundshëm.

 

Sipas raportimeve të mediave boliviane, fqinjët alarmuan policinë për zhurma të pazakonta që vinin nga vila. “Rreth orës 23:00, dëgjuam muzikë me volum të lartë dhe pastaj britma të frikshme. Më pas, gjithçka u qetësua. Thirrëm policinë, dhe menjëherë u vendos një kordon sigurie”, deklaruan dëshmitarët.

Raporti mjeko-ligjor zbuloi skena të tmerrshme torturash. Një nga viktimat u qëllua në tëmth pas torturës, një tjetër kishte dy plumba në pjesën e pasme të kokës, ndërsa i treti kishte kafkën e thyer dhe besohet se ka vdekur nga goditjet para të shtënave.

Këto dëshmi e bëjnë të qartë se bëhet fjalë për një akt të planifikuar dhe brutal ndaj tre viktimave që dyshohet se mund të jenë anëtarë të Kartelit Ballkanik të drogës që operon në Amerikën Latine.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ Rama bën bilancin: 207 banesa të dëmtuara, 40 familje e kanë humbur shtëpinë plotësisht
Previous article PASOJAT E ZJARREVE NË SHËNDET/ Në urgjencën e Gjirokastrës trajtohen zjarrfikës e banorë të zonave të djegura

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT