• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATË KRITIKE NË POLIÇAN/ Bashkia: Luftë me flakët për mbrojtjen e jetëve dhe shtëpive
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATË KRITIKE NË POLIÇAN/ Bashkia: Luftë me flakët për mbrojtjen e jetëve dhe shtëpive

12 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Situatë kritike nga zjarret vijon të mbetet edhe në Poliçan. Në një postim në Facebook Bashkia e këtij qyteti bën të ditur se këto janë orë të vështira në luftë me flakët për mbrojtjen e jetëve njerëzore, shtëpitë e banimit si edhe pyjet e kullotat të cilat kanë dëme të konsiderueshme!

“Orë të vështira në Bashkinë Poliçan, në luftë me flakët e betejën e vështirë për mbrojtjen e jetëve njerëzore, shtëpitë e banimit e gjithçka mundemi për pyjet e kullotat të cilat fatkeqësisht kanë dëme të konsiderueshme! Falënderojmë me zemër të gjitha ekipet zjarrfikëse, forcat e Ushtrisë, Ministrin e Mbrojtjes si dhe çdo punonjës dhe vullnetar që na u bashkua dhe ndihmojë në vënien në kontroll të  flakëve!”, njofton bashkia e Poliçanit.

Sipas saj situata mbetet problematike me vatra aktive në lagjet Plirëz, Prokucë, në lagjen Perrik, Balli e Gojkë të fshatit Mbrakull, në të cilat janë vendosur ekipet zjarrfikëse dhe gjithë punonjësit e Bashkisë Poliçan!

Kjo nuk është një betejë e lehtë, aq më tepër në terrene të vështira, me temperatura ekstreme dhe në kushtet kur era favorizon përhapjen e flakëve. Të gjitha forcat janë në terren dhe do të vijojë pa u ndalur ndërhyrja nga toka e ajri për të neutralizuar çdo vatër zjarri. Mbështetje dhe falënderim për të gjithë punën dhe përpjekjen e jashtëzakonshme që po bëni!”, thuhet në postimin e Bashkisë së Poliçanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSUMONI SHUMË PATATE TË SKUQURA? Studimi i ri ALARMUES
Previous article VIJOJNË SULMET IZRAELITE NË GAZA/ 12 viktima, OKB: 300 mijë fëmijë në rrezik si pasojë e kequshqyerjes

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT