• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM DJEGIE NË DUAR”/ Flet polici hero që shpëtoi katër të plagosurit në aksin Fier-Levan: I lumtur që i shpëtova
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM DJEGIE NË DUAR”/ Flet polici hero që shpëtoi katër të plagosurit në aksin Fier-Levan: I lumtur që i shpëtova

9 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve, ndërmori rrezikun dhe ndërhyu për të shpëtuar të askdientuarit e një dite më parë në aksin Fier-Levan.

Pa mjetet e nevojshme, vetëm me një fikse zjarri të vogël, 26-vjeçari i cili prej 18 muajsh qëndron në radhët e uniformave blu, nxori nga automjeti dhe i largoi në krahë një për një të gjithë të aksidentuarit.

Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal deri sa të gjithë shpëtuan nga rreziku. Fillimisht, ashtu si dhe Klajdi ka pohuar së fundmi për Euronews, nxori fëmijën e mitur dhe më pas tre personat e tjerë.

I emocionuar, ai tha se ky reagim i menjëhershëm i tij i erdhi natyrshëm ndërkohë që lutjet e tij shkuan për fëmijën i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

“Sapo kisha përfunduar shërbimin dhe po kthehesha për në shtëpi kur papritur pashë makinën që po rrotullisej disa herë derisa u përplas në pemë. Pashë makinën të shpërthente në flakë dhe menjëherë, aty kam pasur një fikse zjarri në makinën time dhe kam shkuar për të fikur flakët. Kam nxjerrë fëmijën të parin nga makina, aty u riaktivizua flaka në mjet.

Pastaj kam marrë personat e tjerë dhe i kam nxjerrë poshtë. Jam i emocionuar që kur pashë fëmijën në atë gjendje. Kam njoftuar menjëherë sallën e komandimit të Fierit dhe ka ardhur menjëherë zjarrfikësja dhe autoambulanca në vendngjarje.

Ne jemi të trajnuar në punën që bëjmë dhe kemi qetësinë e duhur edhe pse ndonjëherë të rrëmben situata, por kjo mendoj që është më shumë një dhunti. Gjendja ime është shumë mirë nuk kam probleme, përveç disa djegieve të lehta por i lumtur që shpëtova të lënduarit”, tha polici 26-vjeçar, ndërkohë që më tej falënderoi kryepolicin, Ilir Proda për vlerësimin që i dha duke e konsideruar si një dhuratë dhe shtysë për të treguar më shumë profesionalizëm qoftë nën uniformën e policit, por edhe jashtë saj.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin policin hero teksa futej në makinën e përmbysur dhe nxirrte personat e plagosur.

Klajdi Mustaj është nga Mallakastra dhe prej 18 muajsh është pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ndërkohë prej dy muajsh shërben si efektiv i Policisë Rrugore në këtë qark. Ai është gjendur rastësisht në vendngjarje, në Qafën e Koshovicës dhe menjëherë ka ndërhyrë.

26 vjeçari ka përfunduar me sukses studimet dhe është mes qindra të rinjve që janë përfshirë në strukturat e Policisë së Shtetit, me dëshirën dhe pasionin për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve të vendit. Ai është diplomuar në degën “Kriminalistikë dhe Dedektiv” në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK ARMËSH E MUNICIONESH NGA SHQIPËRIA NË ITALI/ Arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale
Previous article ZBARDHET PLAGOSJA E 27-VJEÇARIT NË TIRANË/ Arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe Aktualitet

E TRISHTË/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT