• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATHINA “PUSHTOHET” NGA TURISTËT/ Numri i vizitorëve gjatë vitit 2025 pritet të arrijë në 10 milionë, qiratë ditore në trend
Home
Rajon

ATHINA “PUSHTOHET” NGA TURISTËT/ Numri i vizitorëve gjatë vitit 2025 pritet të arrijë në 10 milionë, qiratë ditore në trend

7 August, 2025 s.autor Rajon

Qendra historike e Athinës, veçanërisht lagjja Plaka, ndodhet në valën e një bumi të fortë turistik dhe vitet e fundit kërcënohet nga komercializimi i pakontrolluar.

Numri i vizitorëve që shkoi në 8 milionë në vitin 2024 , pritet të arrijë në 10 milionë këtë vit. Banorët, të cilët dikur shijonin autenticitetin e Plakës, tani përballen me “një mbytje turistike”: dyqanet dhe banesat po shndërrohen në Airbnb dhe hotele, duke shkaktuar rritje të qirave dhe humbje të identitetit lokal.

Haris Doukas-kryetari i Bashkisë së Athinës:Pikërisht për këtë arsye vendosëm të ndalojmë qiratë afatshkurtra dhe të parandalojmë akomodime të reja në këto zona specifike dhe të mbingarkuara. Njëkohësisht, krijuam një grup pune për të mbrojtur ‘lagjen e perëndive’, rajonin e Plakës.

Çdo ditë rrugët e ngushta të kësaj lagjeje janë të mbushura me turistë që enden mes kafeneve, tavernave, dyqaneve të suvenireve, kishës bizantine dhe relikteve nga antikiteti dhe periudha osmane. Por nga ana tjetër, turizmi, shtylla e ekonomisë greke, që pas viteve të vështira të krizës globale të vitit 2008 po ecën më mirë , ka sjellë edhe pakënaqësi për rritjen e çmimeve të banesave dhe rënien e konsumit.

Savvas Kogioumtsis, pronar dyqani suvenire: Që nga Covid-i, kemi parë një rritje të aktivitetit turistik me një rritje të mbërritjeve. Nëse bën një shëtitje jashtë, do të shohësh shumë njerëz. Problemi është se çdo vit shohim një rënie të konsumit. Pavarësisht numrave rekord të turizmit, shpenzimet janë në rënie.

Qeveria konservatore ka ndaluar regjistrimet e reja të apartamenteve në platformat e qirave afatshkurtra për të paktën një vit në qendër të kryeqytetit, ku ekzistonin më shumë se 12,000 qira sezonale në vitin 2024.

“Shpëtimi” i “Lagjes së Zotave” , lagjja më e vjetër e Europës që ka qenë e banuar vazhdimisht që nga lashtësia, për të mos humbur shpirtin e saj , trajtohet si temë muajt e fundit jo vetëm nga mediat vendase por edhe nga ato të huaja.

Ato theksojnë se nga njëra anë, janë investitorët dhe kompanitë e pasurive të paluajtshme që po përfitojnë nga rritja e shpejtë e turizmit, dhe nga ana tjetër, banorët që po rezistojnë dhe po përpiqen të ngrenë një barrikadë kundër zhvillimit të pakontrolluar turistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURUAN USHQIM DHE STREHUAN FLODIAN PLAKUN/ Masat që dha gjykata për të arrestuarit në Orikum
Previous article "MREKULLIA E MAMIT"/ Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel

s.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT