• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAMALA HARRIS RIKTHEHET ME “107 DAY”/ Libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne
Home
Nderkombetare

KAMALA HARRIS RIKTHEHET ME “107 DAY”/ Libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne

31 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka njoftuar botimin e librit të saj të ri, me titull “107 Days”, ku rrëfen nga brenda përvojën e saj në fushatën presidenciale të vitit 2024.

Në një postim në platformën X, Harris shkroi: “Ajo që bota pa gjatë fushatës ishte vetëm një pjesë e historisë. Libri im i ri është një vështrim prapa kuintave të përvojës sime duke udhëhequr fushatën më të shkurtër presidenciale në historinë moderne.”

Faqja zyrtare e librit përshkruan veprën si një rrëfim të sinqertë, dinamik dhe zbuluese, duke shtuar se: “Për herë të parë, Kamala Harris tregon historinë e njërës prej garave më të egra dhe më vendimtare presidenciale në historinë amerikane. E shkruar me ndershmëri dhe ritmin e një romani emocionues, ‘107 Days’ ju fut në zemër të garës si asnjëherë më parë.”

Nga kandidaturë e beftë, te humbja përballë Trump

Fushata e Harris ishte po aq befasuese sa edhe jetëshkurtër. Ajo mori frenat e garës pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden në korrik, kur ky i fundit deklaroi se largimi ishte “në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit.” Megjithatë, Harris humbi zgjedhjet e nëntorit përballë Presidentit Donald Trump, i cili u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

E ardhmja politike: larg Kalifornisë, por jo nga politika

Ndërkohë që zërat për një kandidaturë të saj për guvernatore të Kalifornisë janë shtuar, Harris i ka hedhur poshtë për momentin.

“Nuk do të kandidoj për guvernatore – për tani,”deklaroi ajo, duke shtuar se synon të luajë një rol të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të mëvonshme, Harris tha: “Kam një respekt të jashtëzakonshëm për ata që ia kushtojnë jetën shërbimit publik. Por është koha të pranojmë se politika dhe institucionet tona kanë dështuar shumë herë t’i shërbejnë njerëzve, duke na sjellë në këtë moment krize.”

Ajo përfundoi: “Duhet të jemi të gatshëm të ndjekim ndryshimin përmes metodave të reja dhe mënyrave të reja të të menduarit – duke qëndruar të përkushtuar ndaj vlerave tona, por pa qenë të lidhur me të njëjtin skenar të vjetër.”

“107 Days” pritet të jetë një nga librat më të diskutuar politikë të këtij viti, duke ofruar për herë të parë një panoramë personale dhe strategjike të një prej kapitujve më të jashtëzakonshëm në historinë moderne të zgjedhjeve në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDËRHYRJET NË TË DHËNAT KOMPJUTERIKE..."/ Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike-qytetarëve: Kujdes çfarë klikoni
Previous article VRASJA E 52-VJEÇARES NË POGRADEC/ Avokati i autorit: Nuk e ka pranuar asnjëherë krimin e as bashkëjetesën me viktimën

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT