• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AS RRESHJET NUK NDALIN ZJARRIN NË LIBRAZHD/ Vatra aktive në Dorëz dhe Hotolisht. Identifikohet zjarrvënësi në Xhyrë
Home
Aktualitet
Kronikë

AS RRESHJET NUK NDALIN ZJARRIN NË LIBRAZHD/ Vatra aktive në Dorëz dhe Hotolisht. Identifikohet zjarrvënësi në Xhyrë

31 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pavarësisht reshjeve të pjesshme të shiut që kanë rënë gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e Librazhdit, janë regjistruar disa vatra aktive zjarri të cilat kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe pyje në disa zona.

Një nga vatrat më problematike ndodhet në fshatin Dorëz, Njësia Administrative Qendër, konkretisht në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe”. Zjarri aty ka nisur prej ditës së djeshme dhe ka përfshirë disa hektarë me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte.

Aktualisht, ndërhyrja është përqendruar edhe në masivin pyjor të këtij fshati, ku është identifikuar një vatër tjetër që vazhdon të përhapet. Në këtë zonë po punojnë 4 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe një mjet zjarrfikës të cilët janë mbështetur edhe nga banorë të komunitetit të kësaj zone të cilët hanë vetë organizuar për të frenuar përhapjen e flakëve.

Nderkohe, një tjetër vatër aktive është evidentuar në fshatin Hotolisht ku po punojnë edhe sot 5 efektivë zjarrfikës që po përpiqen të neutralizojnë zjarrin. Por ndërhyrja në këtë zonë është mjaft e vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor, duke e bërë të pamundur përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.

Si pasojë, operacioni po zhvillohet në mënyrë manuale, duke rrezikuar sigurinë e efektivëve dhe duke e zgjatur kohën e ndërhyrjes.

Lajmi pozitiv vjen nga fshati Xhyrë, ku pas përpjekjeve të vazhdueshme, zjarri që kishte përfshirë një pjesë të masivit pyjor është shuar plotësisht. Autoritetet policore kanë arritur të identifikojnë edhe autorin e zjarrvënies në këtë zonë, duke vënë në dukje se hetimet po vijojnë për të ndjekur penalisht personat përgjegjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NARKOSI PERLT ÇULLHAJ U EMËRUA NË..."/ Berisha: Bashkëpunëtor me Saimir Tahirin, arkitekt i kanabizimit! Ka bërë 3 mln euro në…
Previous article VRASJA E 21 JANARIT/ Kryeprokurori Dumani: Dosje prioritare! Hetimi është intensiv

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT