• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANADAJA PARALAJMËRON NJOHJEN E SHTETIT PALESTINEZ NË SHTATOR/ Vendi i tretë i G7 që ndërmerr këtë hap
Home
Nderkombetare

KANADAJA PARALAJMËRON NJOHJEN E SHTETIT PALESTINEZ NË SHTATOR/ Vendi i tretë i G7 që ndërmerr këtë hap

31 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se vendi i tij planifikon të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në muajin shtator, duke u bërë kështu shteti i tretë i G7-ës që njofton një vendim të tillë në ditët e fundit, raporton BBC.

Carney theksoi se njohja do të kushtëzohet nga disa reforma demokratike, përfshirë organizimin e zgjedhjeve nga Autoriteti Palestinez vitin e ardhshëm, zgjedhje që do të duhet të mbahen pa pjesëmarrjen e Hamasit.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Britania e Madhe bëri të ditur se do ta njohë Palestinën si shtet në shtator, nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim dhe kushte të tjera. Ndërkohë, Franca ka prezantuar një plan të ngjashëm javën e kaluar.Ministria e Jashtme izraelite e ka cilësuar njoftimin e Kanadasë si “një shpërblim për Hamasin”, duke e kundërshtuar hapur iniciativën. Aktualisht, 147 nga 193 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur formalisht shtetin palestinez.

Carney u shpreh se njohja do të zyrtarizohet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vjeshtë.

Në arsyetimin e tij, ai përmendi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përkeqësimin e gjendjes humanitare në Gaza, si dhe sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit si faktorët kryesorë që shtynë Kanadanë drejt këtij qëndrimi të ri në politikën e jashtme.

“Niveli i vuajtjes njerëzore në Gaza është i patolerueshëm dhe po përkeqësohet me ritme të shpejta”, deklaroi Carney të mërkurën përpara gazetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENECIA/ Tarifa për turistët i sjell qytetit 5.4 milion euro
Previous article E RËNDË/ Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT