• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENECIA/ Tarifa për turistët i sjell qytetit 5.4 milion euro
Home
Nderkombetare

VENECIA/ Tarifa për turistët i sjell qytetit 5.4 milion euro

31 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Dhjetë euro u është dashur të pagujanë tursitëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me sistemin e tarifës dhe ka nxjerrë një bilanc paraprak.

Rregullorja që pati premierën më 2024, duhet të ndihmojë për koordinimin më të mirë që turizmit masiv në qytetin lagunë buzë Adriatikut. Por nëse blerja e një bilete hyrëse për në qytet i step vërtetë turistët, kjo mbetet një temë e diskutueshme.

Qyteti i Venecias ka numëruar gjithsesi mbi 720.000 vizitorë që i kanë sjellë arkës së qytetit gjithsej 5,4 milionë euro – pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2024. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë vendosur edhe 2500 gjoba, ndaj atyre që kanë hyrë pa biletë për të vizituar qytetin.

Kush e rezervon biletën në avancë paguan më pak

Rregullorja këtë herë ishte në fuqi për 54 ditë, e shpërndarë në fundjava dhe ditë pushimesh nga prilli, maji, qershori dhe kerriki – përkatësisht nga ora 8.30 deri në 16. Kush e ka rezervuar në avancë biletën, ka paguar pesë euro. Ata që neglizhojn duke blerë biletën në kohën kur kanë dashur të hyjnë në qytet kanë paguar dyfishin. Për vendasit, fëmijët si dhe turistët, që qendrojnë disa netë në qytet janë bërë përjashtime. Sidoqoftë turistët që kalojnë netët në hotel paguajnë taksën për qytetin.

Michele Zuin, këshilltar financiar në qytetin e Venecias, shpjegon, se ky sistem edhe në vitin e dytë ka funksionuar mirë dhe ka influencuar për një garanci planifikimi me vizitorët. Por sidoqoftë qëllimi primar nuk është të sigurohen të ardhura.

Të ardhurat duhet të përdoren në dobi të qytetit

Më 2024 në fund të fazës së provës në 29 ditë të ardhurat arritën në 2,4 milionë euro me një numër vizitorësh rreth 485.000.

Këto të ardhura, duke u zbritur kostot e shërbimit përkatës, do të përdoren në dobi të qytetit dhe banorëve të tij. Një analizë e plotë e të dhënave të përgjithshme ende nuk është përfunduar.

Në Venecia numri vjetor i turistëve arrin në miliona. Po ashtu shtrohet pyetja, nëse mjafton një tarifë hyrjeje, për ta kufizua rturizmin masiv. Për më tepër që në qytetit lagunë një kafe kushton po aq sa edhe tarifa e hyrjes. Në qendrën historike të Venecias jetojnë sot më pak se 50.000 vetë, ndërkohë që vijnë miliona turistë në vit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLOI ME PISTOLETË SHOKUN NË LOKAL/ Zbardhen emrat e personave të përfshirë në konflikt! Si degjeneroi konflikti në përdorimin e armës së zjarrit
Previous article KANADAJA PARALAJMËRON NJOHJEN E SHTETIT PALESTINEZ NË SHTATOR/ Vendi i tretë i G7 që ndërmerr këtë hap

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT