Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Në një postim në rrjete sociale, teksa ka publikuar një foto, Rama shkruan se ajo që nuk është e lirë është drejtësia ndërkombëtare.
“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare.”– shkruan Rama.
Thaçi tha se ndihet i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, pa të drejtë e shkëputën nga familja, e përjashtuan nga puna dhe i morën vitet më të bukura të jetës.
“Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiraninë. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”– u shpreh ai.


